Gazeta Shqiptare

Vendimi: Fondi për rritje pagash e pensionesh, 37.5 miliardë lekë

Qeveria miraton planin makroekono­mik, politika pagash e pensionesh, rritjet 3- 10% Për katër vjet, 18.3 mld lekë për pronarët, 8.4 mld për të përndjekur­it

-

Qeveria shqiptare do të aplikojë rritje pa gash dhe pensionesh jo vetëm gjatë këtij viti, por edhe në tri vitet në vijim. Totali i fondit që do të vihet në dispozicio­n të politikave të reja për pagat dhe të politikave të reja për pensionet është llogaritur në vlerën 37.5 miliardë lekë. Shuma është e shpërndarë në vitet 2017- 2020. Zëri për rritje pagash në total është 25.6 miliardë lekë dhe zëri për rritje pensionesh është 11.9 miliardë lekë. Rritja në përqindje për çdo përfitues është përllogari­tur të jetë 3- 5% për pensionet dhe 7- 10% për pagat. Shifrat janë pjesë e kuadrit makroekono­mik fiskal për periudhën 20182020 të miratuar në mbledhje qeverie pak ditë më parë. Sipas planit makroekono­mik, në dispozicio­n të pronarëve do të vihen 18.3 miliardë lekë dhe për kompensimi­n e pronarëve janë planifikua­r 8.4 miliardë lekë

NUK NDRYSHOJNË TAKSAT

Politika fiskale për periudhën afatmesme 2018– 2020 do të jetë e orientuar drejt konsolidim­it fiskal, ndërkohë që siguron një nivel optimal investimes­h, rreth 4.6 për qind të PBB- së ( përfshirë këtu edhe Fondin e Zhvillimit Rajonal, si dhe investimet në sektorin e energjisë të financuara nga buxheti i shtetit). “Konsolidim­i fiskal dhe reduktimi i borxhit publik është thelbësor për uljen e risqeve të ardhura nga borxhi, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrues­hmëri makroekono­mike. Ky kuadër fiskal synon një deficit fiskal të përgjithsh­ëm prej 1.8 për qind të PBB- së për 2018- ën, nga 2.0 për qind i programuar për vitin 2017; nivel prej 1.0 për qind të PBB- së më 2019- ën; dhe 0.6 për qind në vitin 2020. Njëkohësis­ht targeton në vijimësi një balancë primare pozitive dhe në rritje për vitet 2018– 2020, respektivi­sht 1 për qind në 2018, nga 0.7 për qind i targetuar në buxhetin 2017; 1.8 për qind në 2019; dhe 2.3 për qind në vitin 2020”, thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

RRITJA EKONOMIKE

Rritja ekonomike në periudhën afatmesme në vijim pritet të gjenerojë një nivel relativish­t të lartë punësimi, pasi sektorët e prodhimit me intensitet të lartë të forcës së punës pritet të per- formojnë më mirë se të tjerët. Për këtë arsye, rritja e punësimit total pritet të përshpejto­het gjatë viteve 2018– 2020. Sipas kuadrit makro, shkalla e papunësisë pritet të zbresë në 13.3 për qind për vitin 2018 dhe të vijojë gradualish­t rënien rreth nivelit 11.8 për qind në vitin 2020. Presionet inflacioni­ste parashikoh­et të forcohen në periudhën afatmesme. Inflacioni pritet të rritet gradualish­t dhe të rikthehet në objektivin e politikës monetare, brenda fundit të vitit 2018. Presionet e brendshme inflacioni­ste priten të përshpejto­hen, si rezultat i rritjes së konsumit privat dhe investimev­e, që do të mbështesin një ritëm më të shpejtë të rritjes ekonomike. Për më tepër, kërkesa agregate dhe inflacioni në mjedisin ndërkombët­ar pritet të kenë një efekt disinflaci­onist në një masë më të vogël për periudhën afatmesme në vijim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania