Berisha: Pas bllokimit të negociatave, Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat
Ish- kryeministri: “Shqiptarët zënë vendin e parë për kërkesat për azil”
Ish-
kryeministri Sali Ber isha u shpreh dje se Shqipëria rrezikohet që t’i rikthehet regjimit të vizave. Në një status në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha shkroi dje: “Një lajm vërtetë i hidhur: Shqipëria, kandidati më kryesor për rivendosjen e vizave! Të dashur miq, pas bllokimit të hapjes së negociatave nga Edvin Kristaq Rama, Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat me BE vitin e ardhshëm, pasi ajo tani plotëson kushtet kryesore për rikthimin e tyre. Në vitin 2017 në Europë do të hyjë në fuqi mekanizmi i ri për pezullimin e vizave. Në 8 dhjetor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi një me- kanizëm për rikthimin e vizave, i cili do aktivizohet në disa rrethana. Së pari, në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve iu është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE- së. Se, dyti kur ka rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil dhe së treti, mungesë të bashkëpunimit në marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve”, sqaroi ish- kryeministri. “Nga 60 shtete me të cilat BE ka firmosur lëvizjen e lirë, pra pa viza, Shqipëria zë vendin e parë me distancë nga çdo vend tjetër për kërkesat për azil politik të pamotivuar dhe për numrin e personave që hyjnë
PDIU
Kryetari i PDIU- së, Shpëtim Idrizi dhe deputetja Mesila Doda u takuan dje me përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Idrizi u shpreh se është detyrë funksionale e Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët janë jashtë atdheut. “Ne nuk duam që historia të përsëritet për shqiptarët, ashtu siç ndodhi me shqiptarët e Çamërisë”, tha Idrizi.
dhe kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE. Kështu, Shqipëria me Edi Ramën është kandidati numër një për rikthimin e vizave me BE”, përfundoi Berisha.