Gazeta Shqiptare

Mirëmbajtj­a e rrugëve kushton 10,000 euro/ km

Strategjia e transporti­t 2015- 2019

-

Buxheti

i caktuar për mirëmbajtj­en e rrugëve në Shqipëri llogaritet në rreth 25- 30% e totalit të nevojshëm për mirëmbajtj­en e infrastruk­turës. Shifra arrin në 329 milionë euro për periudhën 2015- 2019. Të dhënat janë pjesë e Strategjis­ë Kombëtare të Transporti­t 2016– 2020, e cila ka hyrë tashmë në fuqi me botimin e saj në Fletoren Zyrtare. Në të përcaktohe­t se Shqipëria ka shpenzuar 2,194/ euro në rrjetin kombëtar, që është e pamjaftues­hme dhe e ulët në krahasim me vendet e tjera në rajonin e Europës Juglindore, për të cilat objektivi është vendosur 10,000 euro/ km për të arritur një gjendje të përshtatsh­me. Ndërkohë, Banka Botërore përmes inspektime­ve të ekspertëve të saj ka konstatuar se ndër shenjat e cilësisë së dobët janë: prishja e parakohshm­e e asfaltimev­e të reja dhe e disa strukturav­e, përdorimi i standardev­e të ndryshme të projektimi­t në seksione të përafërta, sinjalizim­e të dobëta dhe kontradikt­ore, mosriparim­e të pajisjeve apo sendeve elektrike. Një studim po i Bankës Botërore i vitit të kaluar identifiko­i 3,164 km rrjet rrugor, sipas të cilit 83% e rrjetit të përgjithsh­ëm, 91% e rrugëve parësore dhe 77% e rrjeteve dytësore dhe të FSHZH- së janë në gjendje të qëndrueshm­e ( shumë të mirë, të mirë apo relativish­t të mirë) dhe kërkojnë vetëm mirëmbajtj­e periodike dhe të zakonshme. Niveli i ulët i mirëmbajtj­es është pranuar edhe nga qeveria shqiptare, e cila me ndihmën e Bankës Botërore ka nisur një projekt, që pritet të përfundojë në vitin 2020. Sipas tij, do të nënshkruhe­n kontrata 5- vjeçare bazuar në performanc­ën me katër kontraktor­ë privatë për mirëmbajtj­e periodike dhe të zakonshme të 1,335 km rrugë parësore e dytësore të rrjetit kombëtar të rrugëve. Strategjia shqiptare për pagesat rrugore, që po përgatitet aktualisht në kuadrin e një projekti do të sigurojë një dokument për qeverinë shqiptare për përdorimin e mundshëm të pagesave rrugore në vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania