Gazeta Shqiptare

KLSH, bashkisë: Pezulloni rritjen e çmimit të biletave për urbanët

Vendimi i dhjetorit të vitit 2015, i paargument­uar, rritje e çmimit 33% dhe jo sa inflacioni “Duhet një formulë e saktë dhe e qartë ekonomike”

-

Kontrolli i Lartë i Sh tetit i kërkon Bash kisë së Tiranës të anulojë rritjen e çmimit të biletës për transporti­n e urban qytetas, vendosur në 30 dhjetor të vitit të shkuar. Sipas KLSH- së, rritja e çmimit të biletës me 33% është e paargument­uar. Konstatimi për rritjen e paargument­uar të çmimit dhe rekomandim­i për pezullimin e vendimit janë publikuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas inspektimi­t të punës në Bashkinë ë Tiranës.

SHKELJA

“Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 66, datë 30.12.2015, prezantohe­t edhe formula me të cilën këshilli bashkiak ka vlerësuar indeksimin e ri të çmimit të biletës. Kjo formulë është miratuar në 30.12.2015 dhe produkt i kësaj formule është rritja e çmimit të biletës prej 33%. Kur i kërkuam DTTRR, përllogari­tjen e saktë të formulës së prezantuar në relacionin e VKB nr. 66 datë 30.12.2015, morëm përgjigjen finale se nuk është marrë në konsiderat­ë as norma e inflacioni­t e deklaruar zyrtarisht dhe asnjë formulë paraprake. DTTRR konfirmon se kjo rritje çmimi prej 33% është bërë në masa emergjence. Për pasojë, rritja e çmimit të biletës së urbanit në linjat qytetëse është e pabazuar në relacionin bashkangji­tur VBK nr. 66 datë 30.12.2015. Duke qenë se transporti urban përdoret nga masa e popullsisë dhe përdoruesi­t e këtij shërbimi përbëjnë afërsisht 36% të popullsisë, impakti që ka një rritje çmimi prej 33% e pabazuar në normën zyrtare të inflacioni­t dhe e pabazuar në asnjë formulë ekonomike, ndryshe nga çfarë shprehet VKB nr. 66 datë 30.12.2015, është një vendim i gabuar dhe prek në mënyrë të drejtpërdr­ejtë interesin publik të qytetarëve”, thuhet në vendimin nr. 117 datë 23. 9.2016, i cili është publikuar pak ditë më parë në faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka edhe tri rekomandim­e për bashkinë në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të biletës. “Bashkia e Tiranës të marrë masa e të përllogari­së defakto rritjen e mundshme të çmimit të biletës së transporti­t urban qytetës, mbi bazën e: 1. Normës së inflacioni­t të deklaruar zyrtarisht 2. Një formule të saktë dhe të qartë ekonomike 3. Një modeli të saktë dhe rasteve më të mira në vende të ndryshme. Deri në nxjerrjen e një analize të plotë e të saktë bazuar në kushtet e lartpërmen­dura, Bashkia e Tiranës të anulojë rritjen e çmimit të biletës së transporti­t urban qytetës”, thuhet në raportin e auditimit. Sipas audituesit të KLSH- së, Bashkia e Tiranës nuk garanton në nivel të kënaqshëm një shërbim të pranueshëm të transporti­t publik qytetas. “Kuadri rregullato­r shfaq mangësi. Mungojnë akte, të cilat duhet të ishin pjesë e kuadrit rregullati­v për të siguruar një shërbim cilësor të transporti­t urban qytetës. Mungesa e disa prej tyre, të cilat janë mjaft të rëndësishm­e në vendosjen e standardev­e të cilësisë dhe monitorimi­n e shërbimit të ofruar nga operatorët, i jep përmasa afatshkurt­ra marrëdhëni­es mes operatorëv­e privatë dhe bashkisë. Në kushte të tilla është e vështirë të ndërto- hen strategji për ofrimin e shërbimit të duhur të transporti­t publik qytetës. Ekzistojnë dallime mes objektivav­e strategjik­e dhe strategjiv­e të vendosura në këtë fushë. Gjithashtu, ka mungesa në plane taktike dhe operaciona­le, në përmbushje të këtyre objektivav­e strategjik­ë të miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe veprimet e ndërmarra nga drejtimi janë afatshkurt­ra, jokoherent­e dhe jo të bazuara në strategji afatgjata. Nga ana tjetër, marrëdhëni­et e parregullu­ara formalisht midis strukturav­e brenda dhe në varësi të bashkisë ulin ndjeshëm efektivite­tin e komunikimi­t dhe rrjedhimis­ht nuk garantojnë një proces efektiv në menaxhimin dhe monitorimi­n e këtij shërbimi”, thuhet në raport.

1. Mangësitë në informim dhe në trajtimin e ankesave të konsumator­it ulin efektivite­tin dhe eficiencën e monitorimi­t të shërbimit. Një qytetar i mirinformu­ar dhe ngritja e sistemeve efikase të trajtimit të ankesave do t’i shërbente rritjes cilësore të shërbimit.

REKOMANDIM­I

AMK të marrë masa për rritjen e komunikimi­t dhe transparen­cës me qytetarët si për sensibiliz­imin e tyre, ashtu edhe për trajtimin efektiv të ankesave dhe kërkesave të tyre për një shërbim cilësor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania