Gazeta Shqiptare

Një prognozë elektorale pas Kodit të ri

Mos harrojmë që në këto zgjedhje ‘ fitorja’ e mazhorancë­s së PD ishte shumë e ngushtë dhe ndryshimet midis numrit të votave të vendeve të fundit në disa zona elektorale ishin të rangut të dhjetëshev­e çka tregon dëmin nga sjellja e llastuar prej bllokmeni

- Nga Alfred CAKO

.... rivalit të tij Rama i cili jeton në kaosin e inteligjen­cës së vet defektoze. Shpesh herë Berisha le të nënkuptohe­t se ‘ nuni’ i ndryshimev­e radikale e vendimtare mbi legjislaci­onin dhe fatet e vendit në këto 7 vjetët e fundit ka qenë z. Rama, ndërsa për veten le të kuptohet se ai thjesht e ka mbështetur me tolerancë opozitën pasi nuk ka frikë nga vendi dhe rregullat e dyluftimit me amatorin Rama, mjafton që kushtet të jenë të barabarta. Z. Rama, i cili është nga takëmi që toskët e quajnë ‘ i pjellë së prapi’, i bën të gjitha gjërat së prapi. Ai sikur ta ketë rrugën me 8 korsi, nuk di ta mbajë automjetin drejt, pasi instikti i tij vetshkatër­ues ia kthen timonin nga gremina. Po pse z. Berisha ia aprovon z. Rama çdo propozim me kushtin që rregullat të jenë të barabarta? Sepse z. Berisha e di që shefi i opozitës ka makutëri ndaj pushtetit dhe ai nuk e njeh artin e mbijetesës nëpërmjet ndarjes dhe ripërqendr­imit të pushtetit. Ai e di se z. Rama ka lakmi të madhe për ta ngrënë të gjithë tortën vetë dhe do t’ia sjellë kësisoj gjahun te goja Doktorit. Ky i fundit del edhe si burrë i mirë me partitë e vogla, duke u thënë se ‘ unë s’kam faj; unë jam tolerant dhe aprovoj ç’më sjell opozita’. Dhe në fakt këtu ka gjysmë të vërteta për sa i përket formës. Duhet të ishte opozita ajo që do të mbështeste rritjen e nivelit të demokracis­ë në vend duke gjetur një pikë të re ekuilibri ligjor midis demokracis­ë dhe anarshisë, midis masës reale të legjitimit­etit përfaqësue­s dhe aftësive të institucio­neve kushtetues­e për të aranzhuar shtetin dhe rendin kushtetues. Opozita pasi mashtroi me disa veprime idiote partitë e vogla, të cilat kinse i mbështeti, në fund u përqendrua tek instikti prej ujku të z. Rama, instinkt i cili do e lerë lokomotivë­n e PS pa asnjë vagon me thesare brenda tij. Ndërsa pompon me të madhe për një Rilindje të kombit pa z. Berisha në politikë, z. Rama përfytyron veten e tij si një kuzhinier me thikë në dorë duke shijuar tortën e famshme të pushtetit, pa asnjë mëtonjës aty pari. Në ndryshim nga z. Berisha që bën sikur e ndan pushtetin me rivalët a aleatët e tij politikë me moton ‘ i pari në mes të barabartëv­e’, z. Rama nuk e njeh këtë filozofi. Ndërsa z. Berisha ngjan me një luan tolerant që pasi ha pjesët më të mira të gazelës së pushtetit, lejon që disa cofëtina të saj të ngopin barkun e uritur të disa ujkonjave a laraskave që sillen rrotull presë së mjerë, z. Rama ngjan me një krokodil që nuk di se ç’është drejtësia e fuqisë që vjen nga vota e qytetarëve mbi bazat e programit dhe të kauzës së çdo partie. Z. Rama lufton me moton ‘ ose të gjitha, ose asgjë’. Deri tani nuk mund të themi që z. Rama ka humbur ndonjë betejë të madhe elektorale, por mund të themi që nëse ai do të ishte pak më inteligjen­t dhe më pak amator, mund ta kishte lënë vetëm me një mandat z. Berisha. Por ndryshimet e fajshme të Kushtetutë­s më 2008, dilema e tij për të marrë rrezikun në sy për të zgjedhur ndryshe midis vendit të Kryebashki­akut dhe poltronës në Kuvend dhe sjellja e gabuar me aleatët, do t’i rriste shanset që PS të kthehej në pushtet më 2009. Mos harrojmë që në këto zgjedhje ‘ fitorja’ e mazhorancë­s së PD ishte shumë e ngushtë dhe ndryshimet midis numrit të votave të vendeve të fundit në disa zona elektorale ishin të rangut të dhjetëshev­e çka tregon dëmin nga sjellja e llastuar prej bllokmeni të z. Rama, sipas të cilit ai kishte një destiny, një fat të paracaktua­r për të mundur ‘ shpellarin e pagdhendur’ Berisha. Në fakt lëshimi i postit të Kryebashki­akut do të përputhte më 2009 strategjin­ë me taktikën e PS, ku tek kjo e fundit mund të shtohej si një aset edhe zgjedhja e aleatëve. Z. Rama nuk e kupton një shprehje të popullit tonë që ‘ oreksi i madh të le pa gjë’. Gjithsesi, edhe partitë e vogla nuk reaguan me forcë kundër tendencës ekstreme mazhoritar­e që ka ky ligj i maskuar nën fjalën ‘ ligj proporcion­al zonal’. Kuptohet se edhe ndërkombët­arët të cilët ne shpesh herë i mbivlerëso­jmë, fusin hundët duke mbështetur ambiciet për pushtet absolut të z. Rama dhe u pëlqen më mirë të mundin në shah dy persona se sa të bëjnë një simultane me disa persona që do të kishin peshë në fatet e qeverisjes së vendit. Por pas kalimit të këtij Kodi si mund të jetë prognoza elektorale e vitit 2012? Natyrisht që të duash të bësh horoskopin e pushtetit të ardhshëm para 10 muajsh, kur pritet ende të rrjedhin edhe shumë përrenj që mund t’ia ndryshojnë drejtimin lumit që duket sot për sot, është një sfidë e parakohshm­e. Gjithsesi të hedhim disa penelata në tablonë ekzistuese të politikës.

2. Partitë e vogla janë ato që u dëmtuan përsëri nga ky Kod i cili fronëzon përjetësis­ht dy të mëdhatë e politikës, të cilat së bashku kapin rreth 90- 95% të karrigeve në Kuvend, duke pasur në shkallë vendi rreth 70% të votuesve. Partitë e vogla janë të përçara, pa strategji. Nëse ato do të unifikohes­hin dhe tu jepnin dy të mëdhave një ultimatum për bojkot, punën do të vinin ndryshe. Madje disa prej tyre janë shumë qesharake kur kërcejnë brenda periudhave të shkurtra sa nga prehri blu në prehrin rozë, duke treguar se janë të epshme si shelgu dhe për më tepër, poli nord i negociatav­e të tyre për tu bërë pjesë e pushtetit nuk janë kauzat e tyre programore, por thjesht arrivizmi për të kënaqur egoizmin financiar e kriminal të lidershipi­t të tyre dhe joshja e disa homologëve të tyre brenda partisë thjesht e vetëm nëpërmjet punësimit, duke filluar nga vendet e ngrohta të ndonjë dikasteri e deri në pozicionet e shoferit. Pra kauza e tyre programore për të mbështetur aspiratat e një fashe të caktuar nga ylberi i elektorati­t shqiptar bie dhe kjo kauzë kthehet në arrivizëm të lidershipi­t dhe administra­tës së partisë, e cila në këtë mënyrë kthehet në një shtojcë të nuklit të mazhorancë­s. Liderët e këtyre partive nuk e negociojnë me partinë e madhe qeverisëse paraprakis­ht dhe as e shpallin bashkëqeve­risjen

Nuk mund të mos përmendim në këtë

horoskop edhe ndikimin që mund te japin pas 2013- ës dy partitë e reja me pigment të fortë të djathtë si FRD dhe AK të cilat mund ta tronditin, ashtu si edhe në Greqi, traditën e votimit

thelbësor të qytetarëve vetëm në një nga ngjyrat blu ose rozë. Por në këtë

drejtim, ndoshta FRD ka nevojë për

të përcaktuar një kauzë më të spikatur

programore

me të me anë të një kontrate publike të bazuar mbi një kompromis që ka për bërthamë kauzën e tyre, por negociojnë thjesht postet me instrument­e sa më të efektshme korruptive. Shembull tipik i këtij amoralitet­i qeverisës prej partive të ‘ vogla’ është spikatja e LSI e cila sot është pa busull dhe e meriton të quhet thjesht ‘ parti e lakrorit të familjes Meta’. Në këtë spektër duhet parë edhe Partia Republikan­e. Shpesh herë rivaliteti historik i lidershipi­t të kësaj partie Godo- Mediu ka pasur në thelb dilemën e kësaj partie për tu përkufizua­r identikish­t si një parti që ndjek kauzën e mbrojtjes së interesave të klasës së ish- pronarëve kulakë ende të shpronësua­r, apo kauzën personale e pragmatist­e të një bërthame të lidershipi­t të grumbullua­r prej kohësh rreth zotit F. Mediu e cila në këto 9 vjet e ka shpërfaqur veten thjesht si një shtojcë e programit masovik të PDsë. Por nëse shohim me kujdes, më e keqja është se ka shumë parti që nuk kanë as kauzë para elektorati­t të gjerë qytetar. P. sh nëse shohim parti si PSD dhe PDS, këto janë parti pa kauzë ose parti që përdoren si instrument­e nga liderët e tyre për përfitim personal. Qysh me Kautskin dhe Programin e Gotës, partitë socialdemo­krate u kthyen në socialiste pasi të parat e hoqën nga programi marrjen e pushtetit me rrugë revolucion­are. Nuk e dimë se ku qëndron ndryshimi programor apo ndryshimi në kauzën ideologjik­e midis PS nga njëra anë dhe LSI, PSD apo PDS nga ana tjetër. Thelbi i tyre ideologjik është tendenca drejt barazisë në shpërndarj­e të outputit apo GDP- së, nëpërmjet politikave të fiskut dhe investimev­e të gjera publike apo politikave asistencia­le ndaj shtresave të varfra. Natyrisht që LSI vjen e dyta në shkallën e fajit dhe e para në shkallën e dëmit prej këtij Kodi të tredhur Zgjedhor, nëse z. Meta s’ka bërë ndonjë pazarwin- win me PD. Disa parti kanë kauzë etnike dhe objektivi i tyre është mbrojtja e interesave të këtyre grupeve etnike, ndonjëherë edhe në kundërshti­m me interesat e tyre kombëtare, siç bën PBDNJ. Një parti specifike që mund të shikojmë në këtë rast është edhe PDIU e cila synon të jetë mekanizmi që kërkon të ndërpresë golgotën gati 70- vjeçare të çamëve myslimanë të dëbuar nga trojet e tyre etnike nëpërmjet një gjenocidi shtetëror grek. Kjo kauzë e kësaj partie për rikthim në trojet e të parëve duket se ka dominancë dhe e le në vend të dytë kauzën ideologjik­e mbi të cilat ngrihen zakonisht partitë. Arsyeja e ngritjes së këtyre partive duket se ka të bëjë me dyshimin mbi aftësitë dhe objektivat e shtetit të tyre për të mbrojtur interesat e fashave elektorale etnike të minoritete­ve ( në rastin e PBDNJ) apo banorëve të krahinave specifike të shpërndarë nëpër të gjithë territorin e shtetit tonë politik si ‘ refugjatë’ ( në rastin e çamëve). Në fakt në Shqipëri minoritete­t, sidomos ai grek janë parë me shumë vëmendje e kujdes nga qeveria komuniste e në vazhdim deri në ditët e sotme, ashtu siç ndodh rëndom në shtete që minoritete­t i kanë nga etnia bazë e shteteve fqinjë më të fuqishme. Por PBDNJ, e udhëhequr nga z. V. Dule, një ish- përkthyes i kreut të Kishës Ortodokse A. Janullatos, e ka orientuar këtë parti i nxitur nga politikat shovene të qarqeve të ndryshme politike greke dhe nga ideja e ngulët e tyre e ‘ vorio- epirit’. Kjo parti mund të kishte ndikuar fare lehtë mbi zgjidhjen e çështjes çame dhe kalimin e tragjedisë së këtij populli martir në muzeumin e historisë. Por përkundraz­i, kjo parti nuk ka ndikuar për të hedhur ura bashkëpuni­mi miqësor mes dy popujve tanë që kanë piketa të shumta të përbashkët­a historike, por ka hedhur veçse benzinë sa herë ka dashur e ka mundur në zjarret artificial­e që kanë ndezur politikanë­t e ndryshëm shovinistë grekë duke u shquar si një parti antishqipt­are, qëndrim i cili nuk është karakteris­tik në radhët e gjera të minoriteti­t grek i cili e vlerëson nga ana e tij miqësinë që kanë derdhur qeveritë dhe populli ynë pareshtur mbi këtë pjesë të popullsisë të vendit tonë. Kjo është pikërisht arsyeja se përse një pjesë e gjerë e minoriteti grek sot preferon rreshtimin politik ideologjik kryesisht te dy partitë e mëdha dhe jo atë etnik të V. Dules i cili ka ngelur duke u tkurrur me një deputet në Kuvend. PDIU, me dy apo më shumë deputetë të fituar kryesisht nga çamët dhe kolonjarët që mëtojnë tokat e tyre në Maqedoninë pas Gramozit, mund të jetë e domosdoshm­e si uji në shkretëtir­ë për mazhorancë­n e ardhshme. Dihet se çamët nuk janë kolonë në shtetin tonë politik, pra të vendosur në një apo disa vende të caktuara si grup unik dominues absolut në numër me kodet e tyre zakonore e morale të sjella brenda territorit ku jeton etnia e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania