Gazeta Shqiptare

Dritëroi Si e mbaj mend mikun tim Ali Podrimja

Kujtimet e hershme e kujtimet e reja, premtimet tashmë të thyera bisedat deri në orët e vona pas mesnate. Dritëro Agolli vjen në një homazh për mikun e tij Ali Podrimja, që u nda nga jeta në Francë dy ditë më parë...

- Fatmira Nikolli

Lajmi se një prej miqve të tij më të mirë është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike, kilometra larg vendlindje­s, e ka prekur thellë Dritëro Agollin. Në takimet që kishim pasur me të, për intervista të ndryshme në shtëpinë e tij, na kish qëlluar të dëgjonim, biseda hokatare që kish bërë me Ali Podrimën. Se si poetët bisedonin deri pas mesnate, se si Podrimja vinte e rrinte edhe një javë të tërë në shtëpinë e Dritëroit, se si ky i fundit një muaj më parë i kishin thënë që do rrosh deri në 100 vjeç. Dritëroi na e kish përmendur shpesh, e na kish folur me vlerësime të mëdha, për poetin e njeriun Podrimja, por edhe për mikun Ali. Nuk qe fort e lehtë ta merrje dje në telefon as për ngushëllim, e as që t'i kërkoje një fjalë homazh, e megjithatë ai e pa të arsyeshme të " bisedonte" për të, por këtë herë pa atë, t'ia thoshte dy fjalë mikut, edhe pse ky s'do i dëgjonte kurrë. I rëndë dukej ai telefon në ato çaste, kur i shpreh ngushëllim­et Dritëroit. Në të qindtën e sekondës, kushedi sa kujtime i përndrijnë në mendje, kushedi sa biseda e sa të qeshura, kushedi sa net dimri e vere të kaluara në Tiranë, në atë shtëpinë pranë Teatrit të Operës, kushedi sa plane të lëna në mes kaq dhunshëm, sa premtime të thyera, prej atij, që krejt padashje u bë " besëthyer" e anuloi edhe ardhjen e përvitshme të gushtit në Tomorr; se Podrimja në kujtimet Dritëroit jeton ende një njeri aktiv, si ai miku që e takonte edhe në Çorovodë edhe në Berat, si ai njeriu që qe një zog i lirë që udhëtonte pa fund, e si një zog edhe fundin e pat larg folesë. Dritëroi rrëfen si e njohu e si do ta mbajë mend, poetin e dhimbjes e dashurisë Ali Podrimjen...

Si e pritët lajmin e shuarjes së Ali Podrimjes?

Lajmi për vdekjen e Ali Podrimjes na ka mërzitur, na ka pikëlluar. E, jo vetëm ne që e njihnim, por edhe ata që lanë lexuar poezinë e tij. Ishte një poet nga më të shquarit e shqiptarëv­e, në të dy anët e Shqipërisë, edhe këtej edhe andej Drinit. Ali Podrimja ishte një njeri aktiv edhe sa i takon

E takova një muaj më parë, dukej si djalosh

problemeve të shoqërisë e jetës së njerëzve, këtu në Shqipërinë zyrtare dhe andej në Shqipërinë tjetër. Më duhet të them se ka qenë një shok i mirë për të gjithë poetët. Nuk ishte ziliqar e as xheloz. I donte poetët e Shqipërisë e të Kosovës, shkruante për ta dhe i linte mënjanë mëritë, xhelozitë e zilinë. Është humbje e madhe ikja e tij. Është humbje për njerëzit edhe për ne poetët.

Kur keni shkruar për herë të parë për të ?

Ka qenë viti 1986 kur unë i shkrova atij parathënie­n e përmbledhj­es së poezive të përzgjedhu­ra të tij. " Thirrjen e vargjeve të Ali Podrimjes ka një çereksheku­lli që e kam dëgjuar. Ajo vinte nga fletët e librit të tij të parë ' Thirrje' që doli në dritë në vitin 1961. Ishte një thirrje e bukur që lajmëronte lindjen e një poeti, siç lajmëron zëri i një fëmije, lindjen e një burri. Atëherë Ali Podrimja nuk ishte një burrë i pjekur, por një djalosh 19- vjeçar që sapo i kishte lënë lamtumirë fëmijërisë.

Kjo tregonte talentin e poet?

Po, sepse 19- vjeçari rrallë hyn në kështjellë­n e poezisë me një libër të veçantë. Poezia vërtet fillon që në rininë e hershme, por botimi i librit të parë të një poeti vjen pas moshës 20- 25 vjeçare. Janë të rrallë ata poetë që e nxjerrin librin e tyre të parë, sapo lënë pas fëmijërinë. Por, pas këtij libri të Ali Podrimjes, iu erdhi radha librave të tjerë që u përhapën jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri si për shembull: " Dhimbë e bukur", " Folja", " Kredo", " Drejtpeshi­mi", " Lum lumi" e me radhë. Në këta libra ndjehet që nga mbivargjet historia tragjike e shqiptarëv­e, që nga shekujt e lashtë, gjer tek shekujt e rinj. Në to ndihet jeta e përditshme e kaluara dhe e sotshmja. Çfarë vihet re në poezinë e tij? Mund të themi se poetin e drithëron, e mundon e kaluara e njerëzve por edhe e fton dashuria e tyre. Ai hyn në dhimbjen e së kaluarës dhe në dashurinë e së sotshmes së tyre. Të dyja e mundojnë poetin, të dyja e bashkojnë poetin: Dhimbja dhe dashuria. Ja si shkruan ai: " Toka jonë e varret pa emër./ Toka jonë gërhamë e

tij

si gjokseve të shterrura./ Toka jonë e shurdhët, e mallkuar./ Toka jonë e dashurive tona, e këngëve tona./ Toka jonë e fëmijëve të palindur./ Toka jonë diell i pikëllimit, dielli ynë i gëzimit. besimi ynë./ Toka jonë- fisi yt i shkimbur..."

Si do ta mbani mend mikun tuaj Ali Podrimja?

Sot kujtoj shumë gjëra prej tij dhe do ta kujtojmë gjithnjë, emrin e madh të Ali Podrimjes. Ai shkroi shumë e shumë vargje të tjera pas atyre librave që unë përmenda më lart. Shkroi për kohën e errët në Kosovë, shkroi për krijimin e shtetit të ri, por edhe për kohët që ka jetuar Shqipëria zyrtare. Këtë e ka bërë me koincizite­t të figurshëm dhe me shumë metafora, por duke mbajtur në këto shkrime dashurinë dhe vuajtjen. Njerëzit e kombit, të Shqipërisë zyrtare dhe të Shqipërisë tjetër, të asaj përtej Drinit ( se nuk më pëlqen të them Shqipëria e Kosova se është njësoj si të them Shqipëria e Labëria) janë të lumtur që kanë së paku poezinë e tij, veprën që ai la pas. Ai është poeti i të gjithë kombit, për të gjithë ata që flasin e lexojnë shqip. E takonit shpesh? Sa herë që vinte në Tiranë më vizitonte në shtëpi e kjo jo vetëm vitet e fundit, por edhe para 1990ës ka ardhur shpesh. Ai i takonte të gjithë miqtë e tij poetë e shkrimtarë. Shpeshherë ka ndodhur që kur vinte, të rrinte edhe një javë edhe 10 ditë këtu me mua në shtëpinë time. Ka qëlluar që bashkë me të, të vinte edhe Azem Shkreli, poeti tjetër i njohur që edhe ai është ndarë nga jeta. Zakonisht qëndronte gjatë dhe rrinim zgjuar e bisedonim deri vonë pas mesnate. E kam ndjerë në ato biseda dinamizmin e tij, lëvizjet. Donte të ishte gjithnjë në udhëtime. Ishte një zog që fluturonte. I donte aq shumë udhëtimet sa më ka qëlluar ta takoj edhe në Çorovodë, por shkonte edhe në Tomorr tek teqeja çdo muaj gusht.

Po hera e fundit që e keni takuar kur ka qenë? Si iu duk ai?

E kam takuar mbase një muaj më parë kur erdhi këtu. Ishte shumë optimist madje dukej si djalosh. Ai ka qenë një moshë me bashkëshor­ten time, Sadijen dhe i thashë se do të jetosh deri në 100 vjeç. Ai iku, po la pas një emër të madh, dhe kjo ka rëndësi. Emri i tij nënkupton një poet të përmasave të mëdha. Do e mbaj mend si një njeri të dashur, si një njeri të mirë. Humbjen e tij e kemi përjetuar shumë keq, jo vetëm se s'do mund t'ia lexoj më poezinë e bukur, por sepse do të më mungojë edhe zëri i tij, që nuk do ta dëgjoj më.

 ??  ?? Dritëro Agolli
Dritëro Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania