Gazeta Shqiptare

Ja kush është vepra e parë e Realizmit

-

Ai theksonte: "... Le të shikojmë konkretish­t ç'përmbajnë veprat letrare të Realizmit Socialist, qoftë dhe ato më të mirat. Një inxhinier i mirë, një inxhinier i keq dhe një i gabuar që ndreqet. Një fshatar i mirë, një i keq, dhe një që ndreqet, e kështu me radhë. Një i mirë, një i keq dhe një që ndreqet. Komunistët janë gjithnjë heronj të situatave, ata vijnë në faqet e librave ose në skenat e teatrove vetëm për të na recituar monologje me përmbajtje heroike...

Lidhja e shkrimtarë­ve është e organizuar si një urdhër murgjish mesjetarë. Në krye të Lidhjes është një Mjeshtër i Madh dhe të gjithë janë të detyruar të dëgjojnë, përgjersa vazhdon funksionin e Mjeshtrit të Madh. A nuk e kuptoni se është një koncept dhe veprim mesjetar të ndash në këtë mënyrë ' funksione' dhe ' privilegje'? Le ta shikojmë si keni vepruar ju gjatë këtyre vjetëve. Ju vendosni në Komitetin Qëndror që Kolë Jakova të jetë një shkrimtar i madh dhe të gjithë përposh aprovojnë vendimin tuaj. Kritika thërret e çirret që ' Halili dhe Hajrija' e Kolë Jakovës është një vepër e madhe. Pastaj vëmendjen tuaj së bashku me favoret e fiton Dhimitër S. Shuteriqi si kryetar i Lidhjes. Më mirë le ta lemë këtë pikë.

Shkrimtarë­t janë qytetarë me të drejta të barabarta me gjithë të tjerët dhe nuk është e drejtë që në mënyrën më të paligjshme t'i përgjigjen një censure nga më të çuditshmet. Në qoftë se për nj arsye ose për një tjetër ju ngulni këmbë që të ketë censurë, atëherë ajo le të krijohet si një institucio­n dhe le t'i ushtrojë hapur funksionet e saj. Kështu do të dinim kujt t'i përgjigjes­him dhe nuk do të na ngatërrohe­shin nëpër këmbë funksionar­ët e Partisë që, megjithëse nuk janë kompetentë, vijnë e japin mendime aty ku nuk ua kërkojnë... Ju nuk duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarë­ve të Shqipërisë si një zgjatje organizati­ve të hallkave të ndryshme që ka organizuar PPSH. Lidhja e Shkrimtarë­ve është një organizatë njerëzish të lirë, por jo një hallkë në një shoqëri feudale ku ushtrohen në mënyrën më të çuditshme të drejta dhe detyra feudale.

Lidhur me këto të drejta dhe detyra do t'ua jap më poshtë një shembull që nuk duhej të kishte vend në shoqërinë tonë. Dihet Sterjo

Spasse ( 1912- 1989) qe nga të pa ktët shkrimtarë shqiptarë që shpëtuan nga tranzicion­i i pushtetit. Në romanet e pasluftës si Ata nuk ishin vetëm, Tiranë 1952, i cili është përkthyer frëngjisht ( Tiranë 1958) dhe gjermanish­t ( Tiranë 1960), dhe Afërdita përsëri në fshat, Tiranë 1955, ai zbatoi mësimet e Realizmit Socialist dhe ndikoi direkt në zhvillimin e etapave të para të tij në Shqipëri. Ndër romanet e tjera të mëvonshme qenë Buzë liqenit, Tiranë 1961 dhe Zjarret, Tiranë 1972, që trajtonin konflikte psikologji­ke dhe probleme ideologjik­e të kolektiviz­imit, si edhe Zgjimi, Tiranë 1974, subjekti i të cilit shtjellohe­t në një qytet shqiptar në ditët e fundit të sundimit osman. Në pikëpamje të origjinali­tetit e të nivelit artistik asnjëri nga këto krijime nuk mund të krahasohet me krijimtari­në para çlirimit. Frymëzimi rinor i Spasses kish marrë fund, kurse letargjia kulturore e kohës nuk lejonte aspak zhvillimin e individual­itetit. Ai vdiq më 12 shtator 1989 në Tiranë. se romani im ' Rinia e kohës sonë' është shkruar që më 1948- ën, kurse romani tjetër ' Mbarimi i një mbretërie' është shkruar më 1951. Por nuk duhet harruar se romani ' Harbutët' i Sterjo Spasses është shkruar që më 1946ën. Atëherë pse Partia vë këmbën dhe i ndal këto shkrime më të hershme dhe i jep kohë Dhimitër S. Shuteriqit që të shkruajë në 1952 romanin e tij pa asnjë vlerë ' Çlirimtarë­t'? Pse Partia ia boton me një zhurmë shurdhuese këtë roman? Pse mobilizon gjithë kalorësit feudalë të kritikës për ta trumbetuar si romanin e parë në gjuhën shqipe? Dhe, jo vetëm si romanin e parë, por si një roman të madh të letërsisë shqipe. Dhe dihet se në Shqipëri janë shkruar dhe më parë, edhe shumë më parë romane. Edhe në gjuhën shqipe. A është e denjë që të merret një parti e tërë nëpërmjet funksionar­ëve të saj kryesorë me gjëra të tilla? Historia ka ligjet e saj të pashkruara dhe nuk i ka dhënë ndonjë njeriu të drejtën që të sillet si të dojë me artin. Edhe Luigji i katërmbëdh­jetë nuk e gëzoi ndonjë të drejtë të tillë. Prandaj veprimet e bazuara në një strukturë feudale nuk mund të kenë në shoqërinë tonë dhe ju duhet t'i braktisni. Duhet t'i varrosni kohët e errëta dhe të ktheheni në shekullin e njëzetë për idealet e të cilit u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikua­n gjërat më të shtrenjta...

* Marrë nga promemoria e tij drejtuar Enver Hoxhës

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania