Gazeta Shqiptare

Pakti me PD, PDIU merr dhe “Rezervat e Shtetit”

Pakti me PD- në, do të drejtojë edhe Komitetin e Diasporës I jepet dhe n/ drejtori i ALUIZN- it e AKKP

- Valentina Madani

Marrëveshj­a për bashkëqeve­risje mes PD- së dhe PDIU- së shtrihet edhe në tri drejtori të rëndësishm­e, atë të ALUIZNI- it, AKKP- së dhe Rezervat e Shtetit. Burime brenda dy partive, PD- së dhe PDIU- së konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare”, se Petrit Çerçizi është emëruar drejtor i Rezervave të Shtetit, Hekuran Halili merr detyrën e nëndrejtor­it të përgjithsh­ëm të ALUIZNI- it, Ariana Demi, nënkryetar­e e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave. Pak ditë më parë PDIU mori dhe drejtimin e INSIG.

Nga ana tjetër është çështje ditësh, krijimi i Komitetit Kombëtar i Diasporës të cilin do ta drejtojë PDIU. Mësohet se deri tani është studiuar modeli i disa vendeve dhe i është përqasur modelit italian. Kreu i PDIU- së Shpëtim Idrizi është shprehur i kënaqur nga zbatimi i deritanish­ëm i marrëveshj­es me PD- në e cila përfshin katër zëvendësmi­nistra e disa drejtori kyçe, përfshi edhe atë të Sigurimeve Shoqërore. “Pasi mbaruan zgjedhjet ne kemi dizajnuar një marrëveshj­e që ka të bëjë me 4 zv. ministra. Jo se kjo është e kënaqshme nga ana jonë, por pas 70 vjetësh për herë të parë shteti shqiptar do të ketë zv. ministra nga ky komunitet. Kemi marrë deri tani 3 drejtori të përgjithsh­me, po diskutojmë edhe 2- 3 të tjera. Ne nuk e kemi kondicionu­ar qëndrimin tonë në mazhorancë me postin e zv. ministrit. Nga mënyra se si po ecën marrëveshj­a ne nuk jemi të kënaqur, mund të ecte me shpejtësi shumë më të madhe. Realizimi i këtyre apo i rezolutës çame, që është një kërkesë imperative dhe shumë e rëndësishm­e e jona, do të kondiciono­jë kënaqësinë apo pakënaqësi­në tonë. Nëse do të flasim për postet, nuk jemi të kënaqur. Nëse flasim për programin, bërja e Komitetit të Diasporës, varrezat e Kllogjerit, muzeu i Hasan Tahsinit, mbi të gjitha miratimi i rezolutës çame në Parlament, janë elemente shumë të rëndësishm­e të këtij vlerësimi”, - ka deklaruar z. Idrizi. Por, kreu i PDIU- së herë pas here ka vënë në dukje se kësaj partie i takon një post ministror duke përjashtua­r mundësinë që vet ai të jetë pjesë e kabinetit “Berisha”.

 ??  ?? Mbledhje Qeverie
Mbledhje Qeverie
 ??  ?? Takimi Berisha - Idrizi
Takimi Berisha - Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania