Gazeta Dita

U kap me kokainë në makinë, arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja! 22-vjeçari i tensionuar para hetuesve: Do flas në një moment të dytë

-

Ariel Rraja, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash. 22-vjeçari rezulton të jetë nipi i ish deputetit Rrahman Rraja. Babai i tij Flamur Rraja ishte protagonis­t në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.

“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë”, ky ishte deklarimi i vetëm që dha Ariel Rraja, nipi 22 vjeç i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, pasi u arrestua me sasi narkotikës­h dhe para në makinë.

Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë, dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.

Sektori i narkotikëv­e kishte informacio­ne se i riu mund të kishte lëndë narkotike në makinë dhe iu vu nga pas dhe pas kontrollit rezultoi të ishte e vërtetë.

Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit, i cili vazhdon të jetë në kërkim për dhunën e ushtruar bashkë me pjesëtarë të tjerë të fisit të tij ndaj dy vëllezërve Maja. Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja pasi u ankuan për dëmet që shpërthime­t në gurore po i shkaktonin banesave të tyre.

Vëllai i ish deputetit, Flamur Rraja, dallohej teksa i drejtonte armën në kokë Bilbil Majës, edhe pse ky i fundit ishte shtrirë në tokë pa ndjenja për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij.

Sa i përket arrestimit të Ariel Rraja policia njofton se i ka sekuestrua­r edhe automjetin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania