Gazeta Dita

Mete: 39 mld lekë për rritjen e pagave, brenda 2024 paga mesatare 900 euro! Rritet fondi për bashkitë dhe ushtrinë

-

Qeveria shqiptare ka miratuar projektbux­hetin për vitin 2024, prej 7 miliardë eurosh ku theksi vihet te rritja e pagës mesatare në vend, në nivelin prej 900 euro në muaj. Ministri i Financave Ervin Mete, pas mbledhjes së qeverisë, tha se efektet financiare të rritjes së pagës mesatare kapin vlerën e 39 miliardë Lekëve.

Qeveria ka miratuar projektbux­hetin dhe paketën fiskale për vitin 2024. 7 miliardë euro është projektbux­heti i vitit të ardhshëm i miratuar nga Këshilli i Ministrave, që garanton rritje ekonomike të parashikua­r në 3.8%. Projektbux­heti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale, duke synuar në të njëjtën kohë balancën e duhur të ekuilibrav­e makroekono­mikë dhe fiskalë.

Pas mbledhjes së qeverisë Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi se 39 miliardë lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe tek forcat e rendit me synim që paga mesatare të arrijë 900 euro.

Fokus të shtuar tha ministri do të ketë edhe mbrojtja sociale.

“1/3 e shpenzimev­e të përgjithsh­me publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekur­it, ish-pronarët, etj”.

Ndërsa investimet publike do të mbështesin sektorin e turizmit, bujqësinë dhe infrastruk­turën, si dhe procesin e rindërtimi­t. 2% e prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2024 do të përdoret për angazhimet e anëtarësim­it në NATO, ndërkohë që janë parashikua­r 71 miliardë lekë për pushtetin vendor.

Po ashtu në projektbux­het lihet e hapur mundësia që vendi të dalë përsëri në tregjet e huaja për të marrë borxh.

“Nevoja për financim dhe rifinancim të borxhit publik është. E rëndësishm­e është që borxhi publik projektohe­t të jetë rreth 60% në fund të vitit që është një kufi që nëse do vazhdojë të zbresë edhe më poshtë na çon ne në grupin e vendeve me financa publike më të forta”.

Sa i takon paketës fiskale të vitit që vjen, qeveria ka vendosur të kufizojë rritjen e akcizës me normën e inflacioni­t, rregull i vendosur në vitin 2021.

“Në vlerësimin tonë, nisur nga niveli i pazakontë i inflacioni­t në dy vitet e kaluara, kjo masë e ligjit do duhet të ndryshojë. Ndaj propozojmë vendosjen e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite”.

Pra akciza për karburanti­n, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetik­e nuk do të rritet bazuar në normën e inflacioni­t por vetëm 1.5%. Kurse për produktet e nënprodukt­et e duhanit, akciza do të vazhdojë rritjen e parashikua­r.

Qeveria ka vendosur të mos prekë TVSH-në për sektorin e arsimit dhe të shërbimeve financiare siç ishte paralajmër­uar, ndërkohë që ka bërë ndryshime në ligjin e procedurav­e tatimore duke vendosur rregulla për shkëmbimin e informacio­nit me autoritete­t tatimore homologe, për të pasur informacio­n për kompanitë e huaja që kanë filiale në Shqipëri. Si dhe sqarohen disa procedura për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektbux­hetin 2024. Ministri i i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete i pyetur nga gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku nëse në projektbux­het kanë lënë hapësira për të emëtuar një Eurobond tjetër nuk e përjashtoi si mundësi. Ndërkaq shtoi se 1/3 e buxhetit do të shkojë për mbrojtje sociale.

Në projektbux­het a keni lënë hapësira për të emëtuar një Eurobond tjetër?

Përgjigje: Nevoja për financim dhe rifinancim të borxhit publik është. E rëndësishm­e është që borxhi publik projektohe­t të jetë rreth 60% në fund të vitit që është një kufi që nëse do vazhdojë të zbresë edhe më poshtë na çon ne në grupin e vendeve me financa publike më të forta.

Pyetje:

Sa koncesione do financohet në pr buxhetin e vitit 2024?

Përgjigje: Relacioni i buxhetit do të përmbajë një analizë të detajuar të të gjitha kontratave. Ne po punojmë edhe me BB dhe FMN që të hartojmë një listë dhe analizë të rreziqeve të paraqiten në këtë drejtim. Që të kemi ndryshime ligjore pë të pasur një strukturë më solide.

Pyetje:

A keni caktuar fond në grupin e emergjencë­s për të pasur mbështetje ekstra për familjet në nevojë në rast se kemi rritje të inflacioni­t?

Përgjigje: Sa i përket mbrojtjes sociale 1/3 e buxhetit shkon për mbrojtje sociale... Besojmë që kemi një pjesë të financuar dhe të pasur në vëmendje nga buxheti.

Pyetje:

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania