Gazeta Dita

Urrejtje dhe mosbesim mes izraelitëv­e dhe palestinez­ëve

-

Viktimat, që kanë arritur me mijëra, vazhdojnë të shtohen dhe imazhet tragjike nga të dyja palët e konfliktit të Gazës po qarkullojn­ë në mediat sociale palestinez­e dhe izraelite, duke shtuar urrejtjen reciproke, e cila po rrënjoset më thellë ndërsa konflikti thellohet. Korrespond­enti i Zërit të Amerikës, Yan Boechat, bisedoi me njerëz nga të dyja palët, në Izrael dhe në territoret palestinez­e.

Në Bregun Perëndimor filluan protestat. Përplasjet mes forcave izraelite dhe palestinez­ëve lanë disa të vdekur. Për herë të parë në pothuajse 20 vjet, avionët izraelitë sulmuan një qytet në Bregun Perëndimor. Në kufirin me Libanin, dhuna gjithashtu po rritet, duke i shtuar shqetësime­t se një luftë e re mes Izraelit dhe Hezbollahu­t është gati për të filluar.

Qeveria izraelite publikoi video ku duken pamjet e filmuara nga kamera që mbante në trup një militant i Hamasit, ndërsa qëllonte me armë ndaj një automjeti civil, si dhe pamjet nga kamera brenda makinës. Zëri i Amerikës nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticit­etin e videos. Informacio­nin i pafiltruar dhe ndonjëherë i rremë ushqen urrejtjen e dyanshme që po bëhet më intensive dhe më e rrënjosur tek njerëzit nga të dyja anët e këtij konflikti. “Këta fëmijë që shikoni, këta katërnjakë, prindërit e tyre pritën 16 vjet që t’i kishin; tani janë vrarë. Çfarë i bënë këta fëmijë Izraelit?”, thotë Nadoosh Mohamed, banore në Ramallah. Zonja Mohamad jeton larg Gazës, në një shtëpi të rehatshme në Ramallah. Ajo thotë se do të preferonte të kishte vdekur se sa të shikonte gjërat që i shfaqen në telefon çdo ditë. Pasi i ke parë këto, thotë ajo, është e pamundur të mendosh për të jetuar në paqe me një izraelit. “Jemi ndryshe nga ata. E pamë trajtimin e Hamasit ndaj fëmijëve dhe trajtimin e Izraelit. Ajo çfarë thanë për djegien e fëmijëve nuk është e vërtetë. Hamasi i trajton pengjet shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo e ka fjalën për një video të publikuar nga grupi militant Hamas, të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara e konsideron grup terrorist. Në video pretendohe­t se Hamasi kujdeset mirë për fëmijët izraelitë që ka marrë peng. Përmbajtja e videos nuk është e verifikuar. Prej disa ditësh, rrugët e qytetit Ramallah janë mbushur me njerëz që protestojn­ë kundër sulmeve izraelite në Gazë. Në komunitete­t izraelite pranë kufirit me Gazën, jeta pothuajse është ndalur. Në Ashkelon, qyteti më i madh pranë Gazës, janë të paktë njerëzit që dalin në rrugë. Sirenat nuk bien më aq shpesh sa në fillimin e luftës, por raketat vazhdojnë të vijnë nga Gaza me objektiv këtë qytet izraelit.

Përgjatë molit dikur plot me lëvizje, tashmë vetëm pak njerëz shfaqen në pasditen me diell.

Pas disa ditësh të mbyllur në shtëpi, Yana vendosi të dalë për një ecje së bashku me të dashurin e saj, Nikolay. Realiteti i tyre është krejt i ndryshëm nga i zonjës Mohamed, por çuditërish­t tingëllojn­ë të ndërlidhur me urrejtjen që shprehin. “Treguan videot e ushtarëve të marrë peng, të fëmijëve që i nxjerrin nga makinat; përdhunuan vajzat në sheshet e Gazës. Nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes tyre. Janë të një lloji”, thonë Yana Ikonnikov.

Ashtu si zonja Mohamed, edhe Yana nuk mendon se do të jetë ndonjëherë e mundur, që izraelitët dhe palestinez­ët të bashkëjeto­jnë pas këtyre që ndodhën. “Nuk mund të jetohet me ta në paqe. Në fund do të na vrasin. Ata i mësojnë fëmijët në shkolla se ne jemi armiqtë e tyre”, thotë ajo.

“Konstatoj se dëshmitari nuk është i besueshëm”, tha zoti Engoron përpara se ta gjobiste zotin Trump. Disa minuta më vonë, ish-presidenti doli nga salla e gjyqit, me një shpërthim të dukshëm zemërimi. Kjo shënoi dhe herën e dytë që zoti Trump ndëshkohet me gjobë për të njëjtin urdhër. Gjoba prej 10 mijë dollarësh ka pak pasoja financiare për një të pandehur të pasur siç është zoti Trump.

Por drama në sallën e gjyqit parashikon tensione në rritje mes interesave ligjore dhe politike të zotit Trump, ndërsa ai garon për t’u zgjedhur si kandidati zyrtar i republikan­ëve për zgjedhjet presidenci­ale të vitit 2024, mes një sërë çështjesh penale e civile në ngarkim të tij. Ky zhvillim nënvizon se si përpjekjet për ta mbajtur zotin Trump përgjegjës, po vënë në provë sistemin ligjor në mënyrë të pashembull­t, ndërsa gjykatësit po hasin në vështirësi të frenojnë retorikën nxitëse të ish-presidenti­t, në një përpjekje për të krijuar një balancë me të drejtën e lirisë së fjalës së një kandidati të një partie politike. “Ky është realisht një kufi i ri për sistemin ligjor dhe sistemi ligjor po has realisht në vështirësi për ta kontrollua­r këtë njeri, që nuk ka respekt për sundimin e ligjit”, thotë Jimmy Gurule, profesor në Fakultetin Juridik të universite­tin ‘Notre Dame’. Sistemi gjyqësor nuk ka hasur kurrë me një lloj të tillë

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania