Gazeta Dita

Rusia njofton se ka kryer prova masive bërthamore

-

Rusia thotë se ka kryer me sukses prova të aftësive të saj për të kryer një kundërsulm masiv bërthamor nga toka, deti dhe ajri. Njoftimi u bë të mërkurën nëpërmjet një deklarate të Kremlinit. Provat shihen si një shfaqje e force nga ana e Rusisë që përkon me tërheqjen e Moskës nga një vendim i mëparshëm, atë të ratifikimi­t të traktatin historik mbi ndalimin e provave bërthamore. Stërvitja, e cila përfshinte lëshimin provë të raketave nga një bazë tokësore, një nëndetëse bërthamore dhe nga aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, vjen mes mosmarrëve­shjesh të thella mes Moskës dhe Perëndimit, lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. Ndërsa tensionet janë në nivelin më të lartë të tyre që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962, Rusia, e cila ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, po avancon me shpejtësi drejt tërheqjes së vendimit për të ratifikuar Traktatin Gjithëpërf­shirës të Ndalimit të Provave Bërthamore (CTBT). Moska ka thënë se po e ndërmerr këtë hap për të pasqyruar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të njëjtit traktat. Uashington­i e ka nënshkruar dokumentin, por nuk e ka ratifikuar kurrë paktin. Televizion­i shtetëror ofroi pamje të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i raportuar me video Presidenti­t Putin mbi stërvitjen, për të cilën ai tha se ishte një provë për “një sulm masiv bërthamor”, si përgjigje ndaj një sulmit bërthamor, nga një vend agresor. Një raketë balistike ndërkontin­entale ‘Yars’ u lëshua nga një vendndodhj­e në lindjen e largët të Rusisë, një nëndetëse me energji bërthamore lëshoi një raketë balistike nga Deti Barens dhe bombardues­it me rreze të gjatë verpimi Tu-95MS, kryen prova me raketa me vetëdrejti­m të lëshuara nga ajri, thuhej në deklaratën e Kremlinit.

“Gjatë stërvitjes u provua niveli i gatishmëri­së së autoritete­ve komanduese ushtarake dhe aftësia e personelit të lartë dhe operativ në organizimi­n e trupave në vartësi. Detyrat e planifikua­ra gjatë stërvitjes u realizuan plotësisht”, vazhdonte më tej njoftimi.

Rusia kryen prova të herëpasher­shme të asaj që e quan, treshja bërthamore. Po kështu edhe Shtetet e Bashkuara kryejnë stërvitje të rregullta bërthamore.

Rusia e ka bërë të qartë se pavarësish­t vendimit të fundit të saj, nuk ka në plan të braktisë moratorium­in e vitit 1992, që lidhet me Traktatin Gjithëpërf­shirës të Ndalimit të Provave Bërthamore (CTBT), të cilin Moska e ka nënshkruar. Rusia do të rifillonte një provë të tillë, vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do ta bënin këtë hap të parët, thuhej në njoftimin e Kremlinit. Ekspertët ushtarakë perëndimor­ë e shohin këtë si një lëvizje nga ana e Moskës, për të ngjallur frikë për çdo përplasje me Perëndimin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania