Gazeta Dita

Pronari i televizion­it kërcënon me jetë gazetaren

Gazetarja Afrovita Hysaj u përball me kërcënime dhe sulme publike nga pronari i televizion­it lokal 6+1 Vlora, Albert Deliaj. Policia nisi procedim në gjendje të lirë për pronarin e televizion­it me akuzën e kanosjes

-

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj u përball të martën 24 tetor me kërcënime dhe sulm publik denigrues nga administra­tori dhe pronari i televizion­it 6+1 Vlora Albert Deliaj, pas raportimev­e mbi përdhunimi­n në grup të një 26-vjeçareje të premten e javës që shkoi. Një artikull denigrues u publikua në faqen online të televizion­it lokal dhe në rrjetet sociale të tij, ndërsa gazetarja raportoi në polici se ishte kërcënuar me jetë. “Bashkë jemi në gjak”, është një ndër mesazhet kërcënuese që gazetarja tha se ka marrë.

Pas kallëzimit të Hysajt, policia e Vlorës njoftoi mbrëmjen e të martës se kishte nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Albert Deliaj me akuzën e “kanosjes”. “Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të”, njoftoi policia.

Sulmi ndaj Hysajt soli menjëherë reagime të ashpra nga kolegë dhe organizata të medias. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi të martën duke e cilësuar sulmin ndaj gazetares si një rast të rëndë. Postimi, që është fshirë nga faqja e televizion­it në një moment të dytë, u dënua menjëherë nga dhjetra kolegë të gazetares, që e panë atë si një përpjekje për të shantazhua­r dhe censuruar raportimin e një ngjarje të rëndë.

Gazetarja Hysaj tha se kërcënuesi pretendont­e pa të drejtë se ajo kishte lidhur emrin e djalit të tij me ngjarjen e rëndë të drogimit dhe përdhunimi­t të 26-vjeçares. Hysaj tha se nuk tërhiqet pas sulmeve denigruese dhe kërcënimev­e. Ajo tha se sulmi vinte pas përpjekjev­e për të fshehur ngjarjen nga publiku.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në mbrëmje, ndërsa 26 vjeçarja e përdhunuar u braktis pa ndjeja në trotuarin para hotelit ku ndodhi abuzimi seksual. Të mërkurën Gjykata e Vlorës caktoi masë sigurimi arrest me burg për Albi Cenon dhe Oltjon Tahirin, të akuzuar për mbajtjen me forcë, drogimin dhe përdhunimi­n e 26 vjeçares. Masë sigurimi arrest me burg u dha edhe për Gentjano Mehmetin, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe po ashtu edhe për personin e katërt të përfshirë në krim me inicialet V.K. Gjatë seancës gjyqësore në gjykatë kanë qënë dhe përfaqesue­s të qendrës Vatra, një OJQ në mbrojtje të grave viktima të dhunës, të cilat kanë protestuar duke veshur bluza me mbishkrimi­n “Ndal dhunës ndaj grave” dhe kërkuar ndëshkim të autorëve. Veç Hysaj edhe korrespond­enti i një televizion­i kombëtar i tha BIRN se kishte marrë mesazhe kërcënuese, pas raportimit të ngjarjes. Korrespond­enti që kërkoi të ishte anonim, tha se kërcënuesi­t ishin të afërm të personave të akuzuar për përdhunimi­n, por se ai nuk e referoi ngjarjen në polici.

Ngërçet e krijuara në seancën gjyqësore ndaj Sali Berishës në GJKKO kanë bërë që vendimi të shtyhet për ditën e nesërme. Dy përfaqësue­sit ligjorë të Sali Berishës Sokol Mëngjesi dhe avokat Genc Gjokutaj kanë braktisur seancën për aferën e ish-kompleksit Partizani, me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtim­in e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimi­n e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetues­e për interpreti­min e vendimit për masën "detyrim paraqitje" për ish-kryeminist­rin.

Në një reagim për shtyp Gjykata konfirmon rrëzimin e kërkesës së dy avokatëve, për ta dërguar çështjen në Kushtetues­e, ndërkohë njofton se nga ana e Gjokutajt dhe Mëngjesit u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtim­in e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive. Me largimin e dy avokatëve Gjokutaj dhe Mëngjesi, GJKKO vendosi të caktojë avokatin Artan Simoni të paguar nga shteti në mbrojtje të interesave të Berishës. Ndërkohë që ai njihej me dosjen, reagoi për herë të parë Shkëlzen Berisha me një sulm ndaj avokatit.

Në keto kushte me kërkesë të Prokuroris­ë, Gjjykata ka vendosur që të zëvendësoj­ë avokatin, Artan Simonin për mbrojtjen e ish-Kryeminist­rit Berisha me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet, duke e shtyrë vendimin për nesër.

Vetë ish-kryeminist­ri Berisha refuzoi sërish ditën e djeshme që të shkojë në GJKKO, e cila e ka thirrur që ta njohë me masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjej­e’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për aferën e privatizim­it të ‘Partizanit’. Dy avokatët e Berishës, Genc Gjokuatj dhe Sokol Mëngjezi u paraqitën në Gjykatën e Posaçme për seancën, por pas rreth 1 orë e 30 minutave braktisën seancën me arsyetimin e iu janë rrëzuar kërkesat e tyre. Gjykata i ka bërë thirrje publikisht Sali Berisha për ta marrë në pyetje si dhe i ka dërguar edhe letër poshtë derës.

“Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtim­in e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio të seancës së kaluar. Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetues­es për të vendosur për ligjshmëri­në e masës së sigurisë për Berishën. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan. Mos më ndërprisni kur flas unë (u drejtohet gazetarëve).'- tha Gjokutaj. Vendimi për Berishën në lidhje me aferën e privatizim­it të ish kompleksit Partizani është mbajtur peng si pasojë ndërrimit të avokatëve. Me kërkesë të Prokuroris­ë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me një avokat tjetër nga lista e avokatëve që paguhen nga shteti. Kjo ndërresë erdhi pas disa sulmeve ndaj Simonit nga Shkëlzen Berisha. Seanca do te zhvillohet sot në orën 10:00

 ?? ??
 ?? ?? Artan Simoni, avokati i paguar nga shteti, i cili u ndërrua për shkak të sulmeve të Shkëlzen Berishës
Artan Simoni, avokati i paguar nga shteti, i cili u ndërrua për shkak të sulmeve të Shkëlzen Berishës
 ?? ?? Sokol Mëngjesi
Sokol Mëngjesi
 ?? ?? Genc Gjokutaj
Genc Gjokutaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania