Gazeta Dita

17 miliardë lekë borxhe ndaj Sigurimeve

Borxhi i bizneseve ndaj Institutit të Sigurimeve, ka arritur në 17 milardë lekë në fund të vitit 2022

-

Borxhi i bizneseve ndaj Institutit të Sigurimeve, ka arritur në 17 milardë lekë në fund të vitit 2022.

Në raportin e auditimit të Kontrollit të lartë të shtetit, për periudhën 2021-2022, trendi i detyrimeve të prapambetu­ra në Institutin e Sigurimeve Shoqërore shkon drejt rritjes, borxhe të cilat i përkasin mbi 109

110 subjekteve debitorë.

Në raport thuhet se 58% e debitorëve janë subjekte juridikë dhe

38% biznese të vogla.

KLSH argumenton se, numri i lartë i subjekteve me detyrime të papaguara, përfaqëson në mënyrë të drejtpërdr­ejt një numër të konsiderue­shëm personash, të punësuar në këto subjekte, të cilët nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore.

Për të administru­ar sa më mirë sigurimet shoqërore duhet që të bëhet mbledhja e detyrimeve që kanë subjektet për sigurimet shoqërore, duke qenë se kontribute­t e sigurimeve shoqërore, llogariten, deklarohen dhe paguhen brenda datës 20, të muajit pasardhës.

Në lidhje me mbledhjen e këtyre detyrimeve, ISSH pavarësish­t se ka detyrë sipas statutit të saj, mbledhjen e të ardhurave nga kontribute­t e personave fizikë dhe juridikë, nuk ka tagër të plotë për të vepruar dhe ndërmarrë masa shtrëngues­e pasi menaxhimi i tyre kryhet nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve.

Si edhe në institucio­net e tjera, nga vëzhgimi, rezulton se Sigurimet nuk kanë kryer asnjë auditim në sistemet e teknologji­së së informacio­nit në lidhje me ruajtjen e aseteve apo integritet­in e të dhënave duke rrezikuar kështu daljen e këtyre informacio­neve nga Sigurimet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania