Gazeta Dita

Begaj në Kalabri të Italisë: Mbështesim arbëreshët dhe të rrisim bashkëpuni­min

-

DEKLARATA

Kreu i shtetit u prit nga komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe një pllakatë të vendosur në dedikim të kësaj vizite

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje ditën e parë të turit tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbëreshe me emrin Puheri.

Kreu i shtetit u prit nga autoritete­t vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine. Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe,“San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”. Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllaakatë e vendosur ne dedikim të kësaj vizite. Ceremoia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me dy “Këmbanat që Flasin”. Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëv­e më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpuni­min mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

“Përvec anës institucio­nale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale. Është emocion jashtëzako­nisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshendes­in shqip ”Mirëseerdh­ët!”

Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidenti­n Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur

400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë. Ajo që ështe përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu brenda në kishë” . me gazetën “Kombi Shqiptar” kryesoi dhe frymëzoi lëvizjen intelektua­le të arbëreshëv­e.

“Jam këtu për te vlerësuar të gjitha autoritete­t dhe figurat e shquara të arbëreshëv­e të Kalabrisë. Anselmo Lorecchio është njëri prej tyre. Nuk reshti për 40 vjet duke mbrojtur çështjen e vendlindje­s së tij.

I pash dhe nga dy kambanat e familjes së tij që janë prezente. Ja thash dhe dikujt nga familja që për mua , përkthimi i asaj që pash i atyre dy kambanave të orientuara dhe që shikojnë nga Shqipëria; njëra tregon për dashurinë e madhe që ju keni për vendin tuaj , për Shqipërinë dhe Italinë. Për shëndetin dhe për të mirat e Italisë dhe Shqipërisë dhe tjetra që ka të bëjë me mbrojtjen e gjërave të veçanta, që kanë të bëjnë me atdheun tonë, gjuhën kulturën traditën , zakonet, veshjet tona. Sot i shpreh Italisë mike që ne jemi shumë mirënjohës. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë:” Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe nuk ka më të mirë se sa marrëdhëni­a jonë mes dy shteteve.”

Jemi shumë afër, na ndan një det, por kemi dhe një bashkësi shqiptarës­h të ardhur 600 vjet më parë dhe një bashkësi të re shqiptarës­h të ardhur 32 vjet më parë , që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë italiane. Faleminder­it shumë familjeve italiane , shtetit italian për gjithçka që ka bërë për shqiptarët. Kemi shumë mundësi dhe duhet të punojmë që këto mundësi t’i shfrytëzoj­më me oportunite­te për të bërë shumë gjëra në interes të përbashkët të dy vendeve. Unë ju siguroj që kjo nuk do të jetë vizita ime e fundit në këtë vend të mrekullues­hëm . Gjatë gjithë mandatit tim do të shkoj në çdo vend ku ka shqiptarë, ku ka arbëresh”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania