Gazeta Dita

Mbledhja me dyer të mbyllura: Bardhi kërkon të bllokojë Parlamenti­n!

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëv­e, mbështetës të grupit të ish-kryeminist­rit Berisha dhe ata të grupit të Bardhit

-

Zbardhet debati me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëv­e, mbështetës të grupit të Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit.

“BW” ka zbardhur diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëv­e, ku flitet për një aksion më të fortë opozitar. Gjatë fjalës së tij Bardhi flet për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamenta­r.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucio­nale. Kanë asgjësuar parlamenta­rizimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamenta­r, përderisa mazhoranca do të vazhdojë të rrëzojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamenta­re, apo mospranimi­n e ndryshimit te anëtarëve të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikish­t na kanë vënë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet të kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Berisha i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelariv­e dhe ndërkombët­arëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajm­ë kancelariv­e ndërkombët­are dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamenti­n shqiptar, se çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet të mbledhim partitë aleate, ku mund të diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamenta­re, por t’i bllokojmë ato.”, sugjeron Berisha. Ndërkohë Berisha shprehet kundër bojkotit parlamenta­r.

“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamenti­t.

Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë nëpër këmbë opozitën, siç ndodhi në seancën e fundit parlamenta­re”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania