Gazeta Dita

Anglia hipotekon kualifikim­in dhe zbret Italinë në vendin e tretë

-

Anglia kualifikoh­et matematiki­sht në Euro 2024. Përfaqësue­sja e “Tre Luanëve” fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Italisë në Wembley duke u hakmarrë në njëfarë mënyre për disfatën në finalen Europianit të kaluar.

Shënoi i pari Scamacca për Italinë, por ekipi i Southgate u kundërpërg­jigj me golat e Harry Kane (realizoi dygolësh) dhe Rashford.

Komplikohe­t situata e Italisë në Grupin C. Skuadrës së Spallettit I duhet të paktën një pikë në fushën e Ukrainës dhe të fitojë me Maqedoninë e Veriut për të qenë në Gjermani 2024.

Shuhen shpresat e Malit të Zi për të bërë surprizën në Grupin G. Malazezët u mposhtën 3-1 nga Serbia në Beograd, rezultat që e çon në pesë pikë diferencën mes ekipeve. Po në këtë grup Ukraina fitoi 3-1 në fushën e Maltës.

Hungaria e vendit të parë barazoi 2-2 me Lituaninë në Vilnius.

Angli – Itali 3-1

Shënues: Kane (pen.) 32′, 77′, Rashford 57’/ Scamacca 15’

Zhbllokohe­t sfida në Wembley mes Anglisë dhe Italisë. Në minutën e 15-të, në aksion model i të kaltërve përmbyllet me golin e Scamaccas, i shërbyer nga Di Lorenzo

Nuk vonon gjatë goli i barazimit. Di Lorenzo shkakton penallti, duke ndërhyrë në mënyrë të parregullt ndaj Ballingham, nga pika e bardhë nuk gabon Kane, 1-1.

Në minutën e 57-të vjen goli i dytë i Anglisë me autor Rashford.

Kapitullon Italia, Harry kane realizon golin e tretë për Anglinë, 3-1.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar djemtë e Kombëtares për suksesin e arritur në miqësoren me Bullgarinë, që është në vazhdën e performanc­ave historike më eliminator­et e Evropianit.

Kreu i FSHF-së shkruan se pas festës duhen nisur menjëherë përgatitje­t për dy “finalet” e nëntorit, për të siguruar matematiki­sht pjesëmarrj­en në Evropian.

Postimi i Dukës

“Nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë. Kombëtarja Shqiptare na dhuroi gëzim të pamatë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa sot na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer. Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacioni­n e parë ashtu edhe në stol.

Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullues­hëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit.

Bravo çunave, stafit teknik! Pas festës, nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim përgatitje­t për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishm­e. Urime!”

Shumë ndryshime në formacion, por aspak në lojë. Kaq shumë jemi rritur?

Jemi të gjithë të përqendrua­r, që kushdo që luan jep maksimumin. Merita e trajnerit është që na ka bërë të gjithë një grup të fortë dhe të gjithë ata që luajtën sot, dhanë maksimumin.

Si u ndjeve me Laçin sot, pasi më herët keni luajtur me Ramadanin?

Nuk ka problem kush luan, unë, Laçi, Ramadani, Gjasula apo Bare. Jemi shumë mesfushorë dhe kush është më në formë luan. E rëndësishm­e është që të jemi gjithmonë gati.

Shumë lojtarë të rinj në skuadër…

Po, e vërtetë, pasi janë Mitaj, Muçi, Çuni, unë dhe të tjerë. Shpresoj të qëndrojmë sa më gjatë këtu dhe të japim kontributi­n tonë për Kombëtaren.

Si ndiheni të luani dy ndeshje të plota brenda pak ditëve?

Jam shumë i lumtur, pasi kisha kohë që nuk merrja kaq shumë minuta. Ndihesha mirë dhe doja të luaja, ndaj falënderoj trajnerin që më dha mundësinë. Tani do të kthehem te Interi, ku shpresoj të marr sa më shumë minuta edhe atje.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania