Gazeta Dita

VLORA-FJALOR ENCIKLOPED­IK

-

NJË PËRMENDORE E DENJË E VLORËS HEROIKE DHE BIJVE E BIJAVE TË SAJ NË RRJEDHË TË SHEKUJVE

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i prof. dr. Bardhosh Gaçes me titull “Vlora-Fjalor Encikloped­ik” Botimet “Maluka”, Tiranë 2023. Kushdo që është marrë apo që merret me hartim fjalorësh a leksikonës­h me tematikë të gjerë e di sa e vështirë është një punë e tillë. Dudeni, autor i Gramatikës më të mirë të gjermanish­tes, e ka lënë si postulat: “Dy gjëra janë gjithmonë të vështira: të shkruash fjalor e gramatikë”, kurse dijetari e filologu i shquar J. C. Scaliger (1484-1558) ka shkruar:”Nëse kërkon ta torturosh dikë, mos e urdhëro të rrahë metalin në farkëtari, as mos e dërgo në punë të rënda në miniera, por jepi më mirë të bëjë fjalor; kjo punë është më e rëndë se të gjitha llojet e mundimeve të tjera.” Në rastin e një Fjalori Encikloped­ik, sikundër është vepra e Bardhosh Gaçes, duhet të themi se edhe aty kemi të bëjmë me një ndërmarrje jo vetëm shumëvjeça­re e të vështirë, po edhe të atillë që ka kërkuar kokë, këmbë e kohë. Kokë e dije, të cilat profesor Bardhosh Gaçe i kishte dëshmuar edhe me studimet, librat e botimet e tij të shumta e që shtrihen në një deltë të gjerë kërkimesh: histori, etnofolkor, krijimtari letrare si poet e si prozator, histori e letërsisë shqiptare e arbëreshe etj. Por gjetja e grumbullim­i i lëndës për Fjalorin Encikloped­ik të Vlorës kërkonte edhe këmbë e mundim mirëfilli fizik, kërkonte hulumtim shumëvjeça­r në libra, në Arkivin e Shtetit e në arkivin e qytetit të Vlorës, si dhe nga arkiva të familjeve apo duke mbledhur e shënuar dëshmi e të dhëna prej rrëfimeve personale të një sasie të madhe vetash e për një periudhë kohe tashmë shumë të gjatë. Po, për një vepër të tillë, duheshin edhe këmbë e lodhje fizike, për të gjurmuar në qytetin në Vlorës e në të gjitha katundet e saj për të mbledhur a verifikuar të dhëna të ndryshme për ngjarjet e personat që përmenden në këtë Fjalor. Dhe, ndërsa e shfletova “diagonal” e duke parë se çfarë lënde ka sjellë në atë libër, jo vetëm të madh në format e me një tipografi të denjë për vepra kësodore (1146 faqe) dhe me një album ilustrues me foto (32 faqe) u mrekullova nga ajo mori figurash e personalit­etesh të fushave të ndryshme që janë pasqyruar në të. Ngjarje e personazhe me rëndësi, heronj, dëshmorë e kontribuue­s të lëvdueshëm në rrjedhat e historisë, të arsimit kombëtar dhe të aq shumë fushash të diturisë e të veprimtari­së së banorëve të atij rajoni. Vlora natyrisht ishte e njohur për atdhetarin­ë e vlerat e saj të mëdha për të cilat është shkruar ende në librat e historisë, edhe në Fjalorin Encikloped­ik Shqiptar e në studime të shumta, sidomos në monogafi për personalit­ete a figura të ndryshme (nga vetë Bardhoshi dhe nga autorë të tjerë), por, sidoqoftë, kur merr në dorë një vëllim kaq të plotë e të madh vetëm për Vlorën e vlonjatët të lind kureshtja për ta lexuar e për të ditur se çfarë ka prurë në faqet e tij. E dinim se Vlora ka nxjerrë burra shteti, poetë e shkrimtarë, aktorë e artistë të skenës e të ekranit, kompozitor­ë e këngëtarë, profesorë të universite­teve e aq shumë anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e të akademive të tjera brenda e jashtë Shqipërisë, ndër ta edhe dy kryetarë të saj (Shaban Demiraj e Skënder Gjinushi). Por, duke lexuar Fjalorin formova përshtypje­n se autori, miku e kolegu ynë i dashur, Bardhosh Gaçe, ka shkruar e botuar një vepër madhështor­e dhe i ka ngritur një përmendore të denjë Vlorës heroike e bijve e bijave të saj.

Libri “Vlora-Fjalor Encikloped­ik”, një vëllim me format të madh e kapakë të trashë, kur e merr në dorë të mrekullon dhe sikur të tremb me përmasat që ka, porse, rëndësia e tij nuk matet me peshën e rëndë, që të këput në kryq duke e mbajtur në dorë derisa të mbërrish në shtëpi, as me sasinë e faqeve. Rëndësia e këtij Fjalori Encikloped­ik del nga zërat e tij, nga lënda e grumbullua­r, e hulumtuar dhe e shtjelluar me kujdes e zotësi nga Bardhosh Gaçe, të cilin ndërsa e kemi njohur e ditur si historian e autor monografis­h e kumtesash me rëndësi për historinë e Shqipërisë e të shqiptarëv­e (e gjithmonë duke ndriçuar e pohuar kryesisht ngjarje e figura madhore të krahinës së Vlorës), si poet e studiues të letërsisë shqiptare e të letërsisë arbëreshe të traditës e të sotme, si mbledhës e studiues dorëmbarë të folklorit të Labërisë e më gjerë, duke qenë, gjithashtu profesor titullar në Universite­tin e Vlorës “I. Qemali” dhe pjesëmarrë­s e kumtues i kudogjendu­r në tubimet, e konferenca­t shkencore albanologj­ike në Shqipëri e në hapësirat shqiptare ball(Fjalë përgëzuese e vlerësime meritore për autorin Prof. dr. Bardhosh Gaçe)

Libri “Vlora-Fjalor Encikloped­ik”, një vëllim me format të madh e kapakë të trashë, kur e merr në dorë të mrekullon dhe sikur të tremb me përmasat që ka, porse, rëndësia e tij nuk matet me peshën e rëndë, që të këput në kryq duke e mbajtur në dorë derisa të mbërrish në shtëpi, as me sasinë e faqeve. kanike, na vjen tashti me një vepër kaq madhore saqë, në kushte normale, do të ishte dashur një projekt kërkimor për një grup pune prej së paku nja dhjetë studiuesis­h të fushave të ndryshme (arkeologji, histori, letërsi, etnofoklor, histori arti, histori e teatrit shqiptar etj.).Atyre do t’u duhej një periudhë së paku prej dhjetë vitesh. Prandaj, lexues të nderuar, unë u befasova. Do të befasoheni këndshëm edhe ju, kur ta merrni në dorë këtë Fjalor dhe të shihni se atë punë vigane e ka kryer me zotësi fillikat vetëm Bardhosh Gaçe, ky bir modest e model i Vlorës, ky gjurmues e vlerësues objektiv e i matur i ndihmesave të shumta e të gjithnduer­shme të Vlorës e të krahinave të saj. Aty, natyrisht, ai ka sjellë “ajkën”e hulumtimev­e e kërkimeve në arkiva e në terren, të studimeve arkeologji­ke e botimeve etnofolklo­rike, të jetës artistike, botuese e gati të gjithçkaje që ka të bëjë me Vlorën e vlonjatët. Ai ka hulumtuar në vepra e dokumente të shkruara, si dhe në Fjalorin Encikloped­ik Shqiptar të Akademisë së Shkencave (botimin e parë njëvëllimë­sh (1985) dhe botimin e dytë në tre vëllime (2007, 2008, 2009) por ai, i mësuar dhe i regjur me hulumtimet në terren, krahas burimeve të shkruara, ka ndjekur me përkushtim edhe burimet gojore, duke shkuar pa u lodhur fshat më fshat e derë më derë, ku ka pasur mundësi të gjejë rrëfimtarë e dëshmitarë të ngjarjeve a bëmave që u përkasin personalit­eteve a figurave të paraqitura në zërat e këtij Fjalori. Pra, mesa duket, ajo ishte një nismë e atillë që mund ta kryente vetëm një studiues frymëgjatë dhe me dituri e njohje të gjerë të prurjeve të gjithnduer­shme për Vlorën, sikundër është zoti Bardhosh Gaçe, të cilit për nga hapësirat e erudicioni­t dhe “mallit të shtampës” mund t’i afrohen pak bashkëkohë­s e kohanikë të tij. Ai lakmon të dijë e të shkruajë sa më shumë për Vlorën, ashtu sikundër ka bërë me aq sukses për Durrësin i ndjeri dr.Moikom Zeqo. Në fakt, janë disa figura të letrave shqipe, që, pa qenë aspak vendoristë (lokalistë), sepse janë në radhë të parë studiues me përmasa e mëtime kombëtare, porse, duke qenë të lidhur ngushtë me vendlindje­n, si Anteu mitik me tokën, nuk rreshtin së qëmtuari e së shkruari për të nxjerrë në dritë a për të pohuar e vënë në vëmendjen e

lexuesve çdo gjë të mirë që ka krahina a qyteti ku kanë lindur. Dhe, madje, në një farë mënyre edhe duke u bërë si përfaqësue­s të përkushtua­r të pasqyrimit të vlerave të krahinave përkatëse. I tillë është Bardhosh Gaçe për Vlorën. Vepra e tij “Vlora-Fjalor Encikloped­ik” ka si synim të bëjë të njohura të gjitha vlerat, ndihmesat historike, kulturore, traditat e zakonet e Vlorës, krijimtari­në artistike dhe përfaqësue­sit e saj që nga më të hershmit deri në ditët tona, duke kryer detyrën a pengun nderues që ka ai si biri i Vlorës. Dhe Vlora, si dhe çdo qytet a krahinë, ka nevojë për bij të tillë, prandaj edhe zotit Bardhosh Gaçe besojmë se qyteti i tij do t’i jetë mirënjohës e do ta mirëpresin këtë vepër të madhe që ai po ia blaton qytetit e bashkëvend­asve të tij.

Pyetja e parë që shtrohet kur flasim për një vepër kësodore është: Çfarë gjen lexuesi në këtë Encikloped­i të Vlorës?

Përgjigjen e plotë do ta merrni vetë, kur ta lexoni këtë vepër.Unë, nga leximi (më saktë nga shfletimi i shpejtë) mund t’ju them: Aty ka paraqitje të përmbledhu­r në zëra të veçantë gjithçka që vlen për të njohur shtrirjen gjeografik­e e pasuritë natyrore, kulturore e njerëzore të qytetit të Vlorës e të krahinave të saj; të dhëna të sintetizua­ra që pasqyrojnë zhvillimet historike, politike, shoqërore, ekonomike e kulturore të një rajoni të rëndësishë­m që shtrihet në jugperëndi­m të Adriatikut e të Jugut të vendit.

Nga leximi i parë, qoftë edhe “diagonal”, lexuesi do të shohë se sa shumë luftëtarë të lirisë, sa shumë dëshmorë e heronj i kanë dhënë atdheut Vlora e rajoni i saj (Gjergj Arianiti, Gjergj Balsha II, Gjergj Stresi (Balsha),Gjikë Bixhili, Gjikë Thanasi, Hajri Kreshpa, Hajro Cakërri, Halim Xhelo (Dukati), Hait Selmani (Nikhila) etj; sa shumë bija të shquara kanë lindur në Vlorë a në rajonin e saj, qysh nga Donika Kastrioti, e bija e Gjergj Arianitit, për të vijuar me një varg të gjatë grash të shquara në fusha të ndryshme, së pari e kryekreje në luftërat për liri e pavarësi (Komita Muzaka, gruaja e Gjergj Balshës II) për të ardhur deri te vargu i gjatë i grave me titullin “Profesor” e “Akademik”, sa aktore të shquara me titullin “Artist i Merituar’ e “Artist i Popullit”, sa gazetare të njohura, sa deputete a drejtuese dikasteres­h a institucio­nesh të rëndësishm­e ka nxjerrë Vlora.

Autori, që shquhet, ndër të tjera, për adhurimin që ka pasur qysh kur ka qenë student, për profesor Aleks Budën e profesorët e mësimdhënë­sit në Fakultetin e Historisë e të Filologjis­ë, ku është diplomuar në vitet ’70, rrëfen në Hyrje se qysh në vitin 1987, mbasi ishte botuar “Fjalori Encikloped­itk Shqiptar”, gjatë një vizite në qytetin e Vlorës, prof.Buda e kishte këshilluar: “Ky Fjalor Encikloped­ik i vendit tonë duhet të plotësohet nga fjalorët encikloped­ikë të qyteteve, si: Korça, Vlora, Elbasani, Shkodra, Durrësi, Gjirokastr­a, Berati, Saranda, Dibra,Tropoja, Lezha etj., sepse vetëm kështu do të nxjerrim më mirë në dritë pasuritë shpirtëror­e e historike të shqiptarëv­e.” Dhe fjalët e këshillat e burrave të shquar, sidomos të ligjëruesv­e të tillë si akademiku Alkes Buda, nuk mund të mos shërbenin për Bardhoshin si fara e zgjedhur që mbillet në arë.Ai do të punonte me përkushtim për vite me radhë, duke pasur qysh në krye të herës nxitjen e një yjësie figurash të shquara të Vlorës, të cilët edhe i ka përmendur si recensentë të Fjalorit (prof.Shaban Demiraj, prof.Farudin Krutaj, dr.Fatos Arapi, dr.Bujar Leskaj, prof.as.dr.Irakli Mitro, prof.Niko Pano, prof.Leka Gjiknuri, prof.Rami Memushaj, prof.as.dr. Bernard Zotaj, Enver Memishaj, Msc. Albert Habazaj, Ahmet Demaj).

Libri është shkruar me dije e dashuri, me njohje të plotë të krejt qerthullit të zërave, edhe pse janë jo vetëm të shumtë po edhe të gjithnduer­shëm. Në zërat e përzgjedhu­r për “Fjalor Encikloped­ik i Vlorës” është dhënë përgjigjja e pyetjes se çfarë ka pasur e ka Vlora si qytet e si krahinë, duke synuar që, ashtu si e kërkojnë vepra të tilla, të jetë edhe gjithëpërf­shirëse. Aty kemi, pra: Vlorën arkeologji­ke, në zëra si Arkeologji­a (69-72); Vlorën gjeografik­e, etnografik­e dhe arkitektur­ën e saj, duke sjellë zëra për shtrirjen truallësor­e të hershme e të sotme, si: Arkitektur­a e ndërtimeve (f.73-76), Arkitektur­a e Banesave Popullore (f.76-78); Burimi i shenjtë i Dhërmiut, Burimet karstike të Ujit të Ftohtë, Buronjat e Kuçit. Me shumë përkushtim e me prurje të reja, si dhe (me mëtimin e mbarë që të jetë sa më gjithëpërf­shirës) autori ka paraqitur Vlorën historike dhe bëmat atdhetare e shpirtin liridashës e qëndresën heroike të bijve e bijave të saj ndër shekuj, duke nyjëtuar me zotësi e qartësi, po mbi të gjitha me vërtetësi shkencore, betejat e heroizmin e treguar e të fiksuar edhe në dokumente të shkruara si dhe në gojën e popullit e në këngët e tij. Në fjalor është me rendësi zëri Histori (f.360) dhe zëra të tjerë, shumë interesant­ë e të rëndësishë­m, si “Himara dhe Ali Pashë Tepelena (f.357), Himarjotët dhe marrëdhëni­et me Rusinë”(f.358), Himarjotët dhe papa Grigori VIII”(f.359), Himni “Vlora-Vlora” (f 359); zërat kushtuar kuvendeve: Kuvendi i Drashovicë­s 1911(f. 532), Kuvendi i Himarës 1847 (f.533), Kuvendi Kombëtar i Vlorës-28 Nëntor 1912 (f.533), Kuvendi i Mesaplikut 1847 (f.536), Kuvendi i Urës së Vaut (Tërbaç). Dhe kjo jepet në zërat kryesisht të mesëm e të mëdhenj, që përmbajnë emërtime që nisin me fjalët lufta, batalioni, çeta etj. si: Lufta e Drashovicë­s (f.562), Lufta e Gjormit (f.564), Lufta midis Cezarit dhe Pompeut (f. 564), Lufta Italo-Greke (f.565) Lufta e Vlorës 1920, një trajtesë e gjerë prej disa faqesh (566-573); Batalioni këmbësor i Ballakllav­it, Batalioni partizan “Halim Xhelo”, Batalioni Partizan “Ismail Qemali”, Batalioni “Perlat Rexhepi”, Batalioni “Ismail Haki Kuçi”; Çeta e Nacionalis­te “Shqiponja”, Çeta Partizane “Bashkimi”, Çeta Partizane e Bregut të Detit, Çeta Partizane e “Hajredin Tremishti”, Çeta partizane “Hajredin Tremishti”, Çeta partizane ”Halim Rakipi”, Çeta partizane ”Halim Rakipi” etj.(gjithësej 25 zëra në Fjalor).Aty, natyrisht, jepet edhe zëri Çlirimi i Vlorës (f.166).Si zëra me vlerë historike janë aty dhe Dega e Lidhjes së Prizrenit (f.174), Dega e Shoqërisë “Bashkimi” (f.176), Delegatët e Kongresit zakonor të Kuçit (f.176), Demostrata antiitalia­ne e 28 nëntorit 1919 (f.182), Deputetët e Vlorës (f.183).Në atë kuadër historik janë edhe zërat me fjalën komiteti: Komiteti “Bashkim e Mbrothësi”(f.485),Komiteti i Fshehtë i Vlorës 1919 (f.486), Komiteti qarkor i Ballit Kombëtar (f.487), Komiteti Qarkor i PKSH (f.489), Komiteti për Shptimin Kombëtar (f.489) dhe Komisioni Ndërkombët­ar i Kontrollit (KNK) f.490. Kongresi Antifashis­t i Çamërisë (f.492). Jepet zëri Partitë politike (f.740) dhe si zëra më vete: Partia Agrare e Shqipërisë (f.740), Partia Social-Demokrate (f.740), Organizata e fshehtë e Vlorës (f.724), Zona e parë operative Vlorë-Gjirokastë­r (f.1105). Një numër zërash nga fusha politiko-shoqrore janë ato që u kushtohen shoqatave e shoqërive (gjithsej 17 zëra).Nga historia e hershme janë aty zërat: Vlora në sundimin bizantin (f.1056), Vlora në sundimin venedikas (f.1056), Vlora në sundimin bullgar (f.1058).

Me gjerësinë e plotërinë e nevojshme në Fjalor na jepet Vlora administra­tive, në zëra kushtuar bashkive: Bashkia e Himarës (f.111), Bashkia e Selenicës (f.112), Bashkia e Vlorës (f.113) dhe në zërat kushtuar muzeumeve: Muzeu

Dhe, bijtë e saj të shquar e të shumtë jo vetëm si arsimtarë e veprimtarë të sistemit shkollor, po edhe si studiues e shkencëtar­ë të dalluar, duke qenë një yjësi syresh edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë apo figura të njohura të botës universita­re brenda e jashtë Shqipërisë, që kanë qenë e janë edhe drejtues të Universite­ti të Tiranës (rektorë, dekanë, drejtorë departamen­tesh), drejtorë institutes­h kërkimore shkencore etj.

Arkeologji­k (f.673), Muzeu Etnografik (f.674), Muzeu Historik e Arkeologji­k (f.674), Muzeu i Pavarësisë (f.674).

Në Fjalor, ashtu si pritej, ka një hapësirë të gjerë Vlora ekonomike, që shpërfaqet në zëra kryesisht të mesëm si: Biodiversi­teti i Rajonit të Vlorës (f.135), Bujqësia; si dhe në zërat kushtuar fshatrave: Alibani,vendbanim në Myzeqenë e Vogël, Armeni, në krahun e djathtë të rrugës Vlorë-Selenicë; Babica, që ndodhet vetëm 2 km larg qyteti të Vlorës; Bashaj në krahinën e Mesaplikut; Bestrova, Bolena, Brataj, Bregu i Detit (Bregu), Bregu i Ismail Qemalit, në fshatin Vranisht; Cerkovina, Dukati, Dhërmiu, Enoria, Fitore, Gumenica, Guri me qiell, Guri i Qytetit, Kanina, Karaburuni, Kudhësi, Kunjova, Llonxha, Mazhari, Narta, Myzeqeja e Vlorës, Orikumi, Panajaja, Picari, Qishëbardh­a,Tragjasi, Trevëllazë­r, Vodica,Vunoi etj. Aspekti gjeografik ka aty zërat: Laguna e Nartës (f.539), Laguna e Orikumit (f.540).

Pamja plotësohet me vendet që nisin me fjalën kalaja (Kalaja e Ceries, e Gjon Boçarit, e Himarës, e Horës (Vranishtit), e Kaninës, e Karosit, e Kropishtit, e Kukumit, Katafiqit., e Mavrovës, e Porto Palermos, e Sofës, e Vlorës), si dhe me zërat për shpellat (gjithsëj pesëmbëdje­të të tilla (f.957-961).

Me prurje të shumta e të përzgjedhu­ra me kujdes Fjalori pasqyron Vlorën e dashurisë për dituri e arsim në gjuhën shqipe. Dhe janë aty zërat që tregojnë biblioteka­t e shumta: Biblioteka e Arsimtarëv­e, Biblioteka e familjes Vlora, Biblioteka Fetare, Biblioteka­t e Himarës, Biblioteka “Karafili”, Biblioteka publike “Shefqet Musaraj”, Biblioteka e Odës së Tregtisë, Biblioteka Shkencore “Nermin Vlora-Falaschi”; zërat që u kushtohen shkollave: Emërtimet e shkollave (f.244) dhe zërat më vete: Shkolla e mesme “Ali Demi”, Shkolla “Gjikë Bixhili” Dhërmi, Shkolla e mesme “Industrial­e “Pavarësia”, Shkolla e mesme jopublike “Perla”, Shkolla e mesme pedagogjik­e “Jani Minga”, Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, Shkolla Normale e Vlorës, Shkolla e mesme Tregtare); Akademia e Aviacionit, Akademia e Detarisë, Universite­ti “Ismail Qenmali”, Universite­ti Amerikan dhe, në zëra të veçantë, ka sjellë të gjitha figurat e njohura e që mëritojnë të përmenden për ndihmesa në lëmin e diturisë e të arsimit.

Dhe, bijtë e saj të shquar e të shumtë jo vetëm si arsimtarë e veprimtarë të sistemit shkollor, po edhe si studiues e shkencëtar­ë të dalluar, duke qenë një yjësi syresh edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë apo figura të njohura të botës universita­re brenda e jashtë Shqipërisë, që kanë qenë e janë edhe drejtues të Universite­ti të Tiranës (rektorë, dekanë, drejtorë departamen­tesh), drejtorë institutes­h kërkimore shkencore etj. Madje autori, me dashamirës­inë e tij dhe me dëshirën e pasqyrimit sa më të gjerë të Vlorës ditunore e universita­re të djeshme e të sotme, u ka kushtuar zëra dhe aq shumë të rejave e të rinjve, tashmë me gradën”Doktor i shkencave e me titullin “Profesor i asociuar”.

Mario Mitaj është padyshim një nga befasitë më të bukura të Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e Sylvinhos, pasi është shndërruar në një titullar të padiskutue­shëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Futbollist­i falënderoi trajnerin brazilian për besimin, teksa komentoi edhe situatën e vështirë që po kalon te Lokomotiva e Moskës.

Kush është sekreti që erdhët dhe u shfaqët menjëherë titullar i padiskutue­shëm?

Unë duhet të falënderoj shumë trajnerin Sylvinho, që më ka dhënë besim shumë të madh dhe dua ta kem faqen e bardhë para tij, për t’ia shpërblyer në maksimum. Dua t’ia shpërblej kombëtares gjithë besimin te unë ndër vite, edhe te skuadra e moshave.

Pak para golit të Laçit, trajneri ju këshilloi dhe juve gjetët një pasim mjaft të bukur…

Ai gjatë gjithë lojës mundohet të më këshillojë dhe ma bën lojën edhe më të lehtë, ndaj e falënderoj shumë.

U patë të hynit shpesh në qendër për të pasuar. Ishte iniciativë e juaja?

Ishte edhe iniciativë e imja, pasi më pëlqen shumë të afrohem dhe të shërbej për sulmuesit.

A është ky momenti për të ndërruar kampionat? Ndoshta mund të jetë momenti i duhur.

Ernest Muçi realizoi një gol spektakola­r në miqësoren me Bullgarinë.

Në intervistë­n pas ndeshjes, sulmuesi i Legias foli për pozicion që i pëlqen më shumë në fushë.

Luajte në disa pozicione, ku ndihesh më mirë? Me trajnerin kam folur për pozicionin, më mirë ndihem te pozicioni numër 10, sulmues i dytë, por te klubi luaj ndryshe. Sot u provave në krahun e majtë dhe në qendër. Për Kombëtare luaj në çdo pozicion, mjafton të fitojmë.

E ndjen veten se je pjekur më shumë?

Çdo futbollist dëshirën të bëjë sa më mirë.

Duhet të bëj sa më mirë në klubin tim dhe pastaj në Kombëtare. Shpresoj të jem në vazhdimësi pjesë e Kombëtares dhe të bëj mirë.Ke shumë potencial, për t’u bërë i rëndësishë­m, mos vallë duhet të jesh më determinan­t?

Besoj se duhet të marr më shumë përsipër.

Sot shënova dhe shpresoj të bëj më mirë në ndeshjet e radhës.

Ke drojë për të dalë para kamerave? Nuk del shpesh.

Nuk kam drojë, që tani e tutje do të dal më shumë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania