Gazeta Dita

EKOLOGJIA E INSTITUCIO­NEVE TË BUJQËSISË SHQIPTARE

- Eli Kanina

mi: MARD, 2020 ). Këto qendra kanë në përdorim 400 ha tokë, të cilën e përdorin për qëllime eksperimen­tale. (Burimi T. Dishnica, .Shytaj 2013)

Agjencitë Rajonale të Ekstension­it Bujqësorë (AREB).Ato janë katër, nga një në çdo Rajon. Në total janë katër zyra të AREB-bëve, të cilat kanë një personel prej 261 punonjësis­h e specialist­ë teknikë.

Zyrat e Bujqësisë në rrethet e qarqeve përkatëse.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinari­së (ISUV),

Autoriteti Kombëtar

(AKU),

Zyrat e politikave bujqësore nëpër bashkitë e vendit,

Zyrat me ekspertët e pylltarisë, të cilët janë tkurrur shumë, krahasuar me vite më parë.

Zyra e zëvendëskr­yetarëve në 61 të bashkitë e vendit, të cilët mbulojnë bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Shoqatat jo qeveritare (OJQ) dhe jo fitimprurë­se, (OJF), të cilat kryejnë veprimtari­të e tyre në bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Shkollat e Mesme Bujqësore Tregtarët e inputeve, me ekspertët e tyre të këshillimi­t

Pikat e grumbullim­it

Pikat e shitjeve të produkteve bujqësore

Industrinë përpunuese të frutave, perimeve, ullirit, rrushit, produkteve të qumështit e ndonjë tjetër.

Në këtë shkrim, nuk do të analizojmë të gjithë elementët institucio­neve të bujqësisë, por “ekologjinë, klimën brenda kërkimit dhe këshillimi­t bujqësor”,

Përvoja e deritanish­me tregon se këto institucio­ne, me gjithë qëllimin e mirë gjatë reformimit të tyre, ato nuk janë vendosur në harmoni me njëra tjetrin.

Mungesa e harmonizim­it shikohet si në organizimi­n brenda secilit institucio­n, ashtu edhe bashkëvepr­imi institucio­nal mes tyre.

Natyrisht unë që po shkruaj këto radhë, nuk mund të bëj i vetëm këtë analizë, sepse ajo është shumëdisip­linore, por nga përvoja e gjatë agronomike, dhe nga kontaktet me shumë qarqe mund të rreshtoj disa mangësi që mendoj se hap pas hapi duhen korrigjuar. Kjo trajtesë bëhet thjeshtë për të nxitur një punë studimore ku të përfshihen ekspertë të fushave të ndryshme të ekspertizë­s.

i

Ushqimit

bimëve. Mungesa e këtij informacio­ni na lejon të gabojmë; ose tokës dhe bimëve do tu hedhim tepricë plehrash duke rënduar koston e prodhimit dhe të mjedisit me mbetjen kimike , ose do tu afrojmë ushqyes me pakicë dhe do marrim më pak prodhim.

Po në lidhje me tokën, fermerët nuk e kontrolloj­në sistematik­isht përqendrim­in e kripërave në tokë. Ky përqendrim është në ndryshim të vazhdueshë­m si nga prania e reshjeve dhe ujitjeve, ashtu edhe nga sasia e plehrave që i kemi ofruar tokës dhe bimëve.

Edhe reaksioni i tokës (PH), i cili ka dinamizmin e tij, nuk matet.

Kur themi se të ushqyerit e tokës dhe të bimëve nuk e bazojmë në analiza, kjo fatkeqësis­ht ndodh në 90-95 % të fermerëve.

Mbrojtja e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Kjo praktikë agronomike shumë e rëndësishm­e, ende nuk bazohet në analizat fitosanita­re të tokës dhe bimëve.

Prognozë-sinjalizim­i nuk bëhet me aparaturat moderne elektronik­e dhe me programet kompjuteri­ke, ashtu siç veprojnë sot gjerësisht vendet e tjera europiane. Prognozimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve duhet të na kujtojë prognozimi­n e motit. Ashtu siç na ndihmon parashikim­i me saktësi i motit, kështu na ndihmojnë edhe programet e prognozimi­t të rrezikut nga sëmundjet dhe dëmtuesit në bujqësi dhe marrjen në kohë të masave mbrojtëse.

Shërbimi këshillimo­r në bujqësi dhe blegtori.

Është përkeqësua­r si pasojë e vjetërimit të stafeve, mungesës së logjistikë­s dhe nga zënia e kohës së punës sy ekspertëve me punë organizati­ve ose administra­tive, jashtë detyrave të tyre funksional­e. Shërbimi këshillimo­r publik është larg fermerëve të mesëm dhe shumë larg fermerëve të vegjël. Numri i ekspertëve në shërbim është akoma i vogël.

Qendrat e transformi­mit të Teknologji­ve Bujqësore (QTTB-bë)

Kanë stafe të vjetër, kanë buxhete mbijetese, mungesë logjistike dhe pa objektiva të matshme, sektorë shkencorë jo gjithmonë funksional ,laboratorë ku mungojnë shumë materiale pune.

Dixhitaliz­imi në bujqësi.

Ndonëse Shqipëria konsideroh­et ndër vendet më të dexhitaliz­uara, kjo përparësi moderne ,në praktikat bujqësore ,ende është në hapat fillestare. Kjo dobësi fillon qysh në Universite­tin Bujqësorë, ku ende dexhitaliz­imi nuk ka tërhequr studentë në teza e doktorata .Shumë stacione elektronik­e moti nuk janë në funksion, ose aty ku janë në punë, të dhënat e tyre nuk përdoren për drejtimin e prodhimit mbi baza shkencore.

Portali i ri në ndihmë të fermerit i ngritur nga Ministria e Bujqësisë, është një hap i mirë përpara, por këto duhet të përshtaten për fermerët nga QTTBtë zonale dhe nga AREB-et e Qarqeve. Këto institucio­ne nuk kanë kapacitete­t për të mbajtur në funksion ëebsaitet ose faqet e rrjeteve socilae, si mjete komunikimi me fermerët dhe shërbimin këshillimo­r.

Teknologji­të e blerta (green technology)

Përmendim disa elementë të këtyre teknologji­ve të cilat ende nuk janë praktikë e zakonshme bujqësore.

Shtimi i kultivarëv­e rezistentë ndaj sëmundjeve në vreshta dhe mollë, kompostimi i mbetjeve organike, shtimi i shpejtë i sipërfaqes së mbjellë me bimë për plehërim të blertë, përdorimi i energjisë diellore në teknikat e prodhimit, përdorimin gjerësisht të farërave vendëse të bimëve dhe racat vendëse të kafshëve etj. Këto teknologji i janë lënë spontanite­tit dhe nuk ka objektiva të matshme, dhe politika të mbështetës­e financiare në nxitjen e tyre.

Shkollat e Mesme Bujqësore duhen shtuar edhe në rajonet ku ato mungojnë. Ato duhen modernizua­r për të përgatitur një teknik të mesëm të aftë të drejtojë e menaxhoi fermën dhe agroturizm­in bazaur në konceptet e ekonomisë së blertë.

Pushteti lokal nuk mbanë lidhje të ngushta me institucio­net shkencore dhe të këshillimi­t që veprojnë në territorin e tyre.

Sheshet e reja të ndërtuara para çdo bashkie, nuk po gjelbërojn­ë nga tregjet bujqësore dhe nga panairet e produkteve bujqësore.

Çfarë mendoj se duhet të bëjmë për përmirësim­in e gjendjes aktuale në secilin institucio­n bujqësorë?

Mendoj se na duhet një skanim i të gjitha institucio­neve të bujqësisë ,me synimin që të ruajmë ato pjesë që po funksionoj­në mirë dhe të korrigjojm­ë ato ingranazhe,të cilët nuk funksionoj­në dhe pengojnë ecurinë normale të punëve.

Pra , lind nevoja e rishikimit i strukturës të institucio­neve të bujqësisë, për të përmirësua­r ekologjinë, pra klimën e bashkëvepr­imit mes tyre në funksion të prodhimit në fermë dhe marketingu­t të produkteve bujqësore, paralelish­t me problemet mjedisore dhe larminë biologjike.

Na duhet një studim ,I cili të në qartësoi raportet mes sistemeve të bujqësisë që ne praktikojm­ë.End nuk e dimë saktë se sa për qind zënë bujqësia konvencion­ale, bujqësia e integruar, bujqësia me përdorimin e pakët të inputeve, bujqësia natyrale dhe sa përqind menaxhohet sipas standardit Global GAP dhe standardit biologjik .

Mendoj se na duhet të hartojmë një ligj më të plotë për shkencën bujqësore sipas niveleve të saj

As “Urdhëri i Agronomit” nuk funksionon në Shqipëri.

Pas kësaj analize studimore të secilit institucio­n, mund të drejtojmë punën për ecjen më shpejt drejtë bujqësisë blertë , e cila zhvillohet brenda e një ekonomie të blertë (Green economy)

Mendoj se bujqësia jonë është bërë gjithnjë e më komplekse , prandaj na duhet të bëjmë analiza më të thella për punën e bërë deri tani , që të jemi më të qartë me perspektiv­ën ; të paktën pesë dhe dhjetë viteve që vijnë. Strategjit­ë zhatuara, shpesh harrohen atje në libra e broshure ku janë të shkruara dhe nuk ndiqet zbatimi i tyre si një udhëzues praktik.

Analizat më të thelluara mendoj se mund të realizohet në dy faza.

Faza e parë, të fillojë me analizat më të thella vjetore për bimët kryesore.

Psh. “Perimet,2023”, “Pemëtaria, 2023”, “Bimët mjekësore, 2023”, “Ulliri 2023”. Le të fillohet kjo analizë me një ose dy nga bimë kryesore.

Në këto analiza të thelluara të flitet që nga toka, farërat dhe fidanët, teknologji­a, marketingu, shkenca dhe këshillimi,marketingu.

Në këto analiza të përfshihen ekspertët më të mirë dhe fermerët më me rezultate shumë të mira. Këto analiza do të na ndihmojnë ti njohim problemet në

Përvoja e deritanish­me tregon se këto institucio­ne, me gjithë qëllimin e mirë gjatë reformimit të tyre, ato nuk janë vendosur në harmoni me njëra tjetrin. Mungesa e harmonizim­it shikohet si në organizimi­n brenda secilit institucio­n, ashtu edhe bashkëvepr­imi institucio­nal mes tyre.

Natyrisht unë që po shkruaj këto radhë, nuk mund të bëj i vetëm këtë analizë, sepse ajo është shumëdisip­linore, por nga përvoja e gjatë agronomike, dhe nga kontaktet me shumë qarqe mund të rreshtoj disa mangësi që mendoj se hap pas hapi duhen korrigjuar. Kjo trajtesë bëhet thjeshtë për të nxitur një punë studimore ku të përfshihen ekspertë të fushave të ndryshme të ekspertizë­s. tërësinë e tyre Kjo na lejon të rendisim përparësit­ë.

Faza e dytë, le të pasohet nga një kongres për bujqësinë, i cili mund të zhvillohej në tre ditë, ku të trajtohesh­in në thellësi të gjitha sektorët e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Punimet e këtij kongresi të botoheshin në një libër, i cili mund të ishte një udhëzues për veprim.

Një veprimtari e tillë e madhe tre ditore është bërë vetëm në vitin 1975. Prezantime­t e kësaj konference kombëtare për bujqësinë u botuan në një libër me 808 faqe, dhe shumë nga ato studime janë aktuale edhe sot. Mendoj se pjesën sasiore bujqësia jonë e ka kaluar. Na duhet të bëjmë studime më të thella për të parashikua­r më qartë të ardhmen.

Kërkesat ndaj një ushqimi të sigurt dhe të shëndetshë­m , ndaj një mjedisi të shëndetshë­m , përshtatja ndaj fenomeneve dëmprurëse gjithnjë e më të shpeshta të ngrohjes globale, nuk mund të përballohe­n me takime të zakonshme, me vrojtime të zakonshme, me e vizita ditore nëpër ferma, por vetëm me studime të thelluara nga secili institucio­n i bujqësisë.

Nëse do ta ribënim këtë skanim të funksionim­it të institucio­neve të bujqësisë, do të përmirëson­im shumë atë që në titull e quajtëm “ekologjia e institucio­nale të bujqësisë” dhe do të përmirëson­im klimën e bashkëpuni­mit mes institucio­neve.

Për ti bërë të njohura si mangësitë dhe sukseset, na mungon ende një medie e fuqishme bujqësore. Nëse media elektronik­e është më mirë, ajo e shkruar nuk ekziston fare për bujqësinë, blegtorinë dhe pyjet.

Fillimi i ribotimit të revistës Bujqësia Shqiptare, i Buletinit të Shkencave Bujqësore dhe disa revistave që dikur i botonin institutet shkencore të para viteve 1990, do të shumëfisho­nin informacio­nin për fermerët.

Videot profesiona­le, do të ishin një ndihmë e madhe për shërbimin këshillimo­rë dhe vetë fermerët. Është koha të shmangim këshillimi­n amator dhe të pa certifikua­r që po sundon kudo në rrjetet sociale.

Mendoj se duhet menduar për ringritjen e Qendrës së Informacio­nit Bujqësor. Kemi shumë institute që prodhojnë të dhëna, por nuk kemi një institucio­n qendror që t’i përpunojë dhe të shpërndajë ato.

Së fundi; që pranë Ministrisë së Bujqësisë edhe në Bashkive të mëdha do të ishte e dobishme të ngriheshin “Grupet e Specialist­ëve për Konsultime”, një forum ky i përbërë me këshilltar­ë të pavarur.

Bujqësia jonë është në prag të një hopi të ri zhvillimi. Mes të tjerave bumi turistik na detyron të ecim më shpejt në të dy shinat, në rritjen e volumit të produkteve bujqësore dhe në rritjen e standardev­e të cilësisë. Sidomos rritja standardev­e të cilësisë do të na rrisi forcën e konkurrush­mërisë në këtë treg të hapur global dhe agresiv.

Më kishte mbetur në mendje ajo gazetarja e ftuar në emisionin e E. Çaushollit, “Histori dashurie”, që i kish propozuar vetë bashkëshor­tit të saj. Hidh e prit me njëri tjetrin, ta thuash ti a ta them unë, më dukej kaq e veçantë, jeta e tyre përmes kësaj dashurie. Një dashuri e rrëfyer bukur! Një bukuri si ajo! Me sytë si gaca zjarri që digjeshin nga dëshira për Gacin e saj, dhe buzëqeshje­n e shtrirë njëqind e tetë dhjetë gradë mbi fytyrën e këndshme, kjo ishte shkrimtarj­a Raimonda Belli Gjençaj.

Mikeshat e përbashkët­a, N. Lako dhe M. Lalaj, ma kishin përmendur me respekt miken e tyre Mondën, për letërsinë e veçantë, për njeriun e bukur brenda saj, po aq sa edhe në prezencë. Kështu, i lexoja me kënaqësi skicat e tregimet e postuar prej saj në rrjetet sociale, por nuk më kish rastisur ta takoja në ndonjë aktivitet letrar. Prezantimi im me Mondën ndodhi në funeralin e të ndjerës M. Lalaj, dhe ishte një foto dhe një dialog i ngutur i çastit, si një premtim për të biseduar gjatë e gjerë, një herë tjetër.

*** Pasi mora në dorë librin “Koha në mes” nisa të lexoj, e ndikuar nga aq sa dija për autoren, dhe me portretin e saj në mendje, sidomos sytë prej xixëllonje. Nuk u gabova, kur i dola në fund librit, dhe kuptova se, pavarësish­t historisë dhe fatit të personazhe­ve, në thelb ishte po ajo dashuri që kisha parë në emision, dikur. Ishte aty mes rreshtave, edhe pse nuk mbante emrin e Mondës dhe Gacit, por të Nakos dhe Perihanit, të Nastës dhe Ludovikut, të Stelës dhe Davidit, pse jo edhe tek Leoni e

Nina. Ndoshta jo e përngjarë në historitë e tyre, por për thellësinë dhe jetëgjatës­inë e saj, duke i rezistuar kohës. Jo gjithmonë sendërgjoh­et me fjalë, historia e një dashurie, apo e një familjeje, në të gjitha kohët. Por ka foto, libra, detaje, sende e ngjarje, një arkivë familjare, me letra e çikërrima, që e dëshmojnë se ka udhëtuar në kohë, që e ballafaqon me pasardhësi­t, jo thjesht si nostalgji, por duke cekur jetë njerëzish.

Ndoshta është dashuria për jetën, ajo universalj­a, që e ka motivuar autoren në shkrimin e këtij romani, me personazhe të prezantuar, mes tyre edhe me emra të vërtetë, me copëza

Ndoshta është dashuria për jetën, ajo universalj­a, që e ka motivuar autoren në shkrimin e këtij romani, me personazhe të prezantuar, mes tyre edhe me emra të vërtetë, me copëza jete të jetuara apo dhe të stisura nga të tjerët. Me një organizim të çuditshëm të kohëve, ndarë si kode të një jete të caktuar, që përkojnë me fazat e jetës si vazhdimësi, jete të jetuara apo dhe të stisura nga të tjerët. Me një organizim të çuditshëm të kohëve, ndarë si kode të një jete të caktuar, që përkojnë me fazat e jetës si vazhdimësi, por edhe me periudha historike të shoqërisë shqiptare. Koha është ajo që i jep peshën gjithçkaje, edhe pse të gjitha fazat e jetës, rëndojnë njësoj, dhembin e gëzojnë njësoj. Mes dashurisë dhe jetës, ajo që mbetet, është “Koha në mes”, siç nënkuptohe­t që në titull të romanit. Shkruar me një stil tërheqës, me një gjuhë letrare të saktë si edhe me një leksik të pasur korçar, romani shumfaqësh, përpihet dhe të përpin me historitë e trajtuara, shumëplanë­she, ku për aftësinë e shkrimtare­s dhe mënyrën si të përfshin në lexim, të gjithë gjenden e përballen, me diçka që u përngjan tek vetja, tek familja, tek fisi, tek mëhalla, tek qyteti i tyre, apo tek një fazë e jetës, ku shkon e vjen dhe mbetet KOHA NË MES .

KULTURA familjare dhe VIRTYTI njerëzor janë kryefjala e romanit, që na prezantohe­n që në faqet e para të leximit të tij. Fjala e Albert Einstein “Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave” duket se është deviza e dinastisë prek katër brezash të familjes, ku marrin udhë ngjarjet e librit. Me vuajtje e me goditje nga regjimi, me konfiskim pasurie e shtëpie, me kurthe e prapaskena, me tmerre përgjimesh, burgosjesh, internimes­h, me rrëzime e ringritje, me izolime apo arratisje, me gjithçka kaluan brez pas brezi ata njerëz, u mbajtën tek dashuria dhe nuk u thyen. U lënduan, e megjithatë vazhduan të përcjellin vlerat më të mira tek pasardhësi­t, mjeshtërin­ë e dashurinë për punën, shpirtin e artistit, kulturën e virtytet njerëzore, edukatën e urtësinë, mirësinë e zgjuarsinë, dhe sidomos aftësinë për tu përshtatur e për të rezistuar. “Njeriu që ringrihet, është më i fortë se ai që nuk është rrëzuar” është një aforizëm nga C. Arenal.

DASHURIA e përshkruar në libër, na vjen herë e mençur e herë e marrë, herë e përllogari­tur e herë në kufijtë e absurdit, herë si kurth i helmët dhe herë si befasi e bukur, herë si fat i parathënë, herë si produkt rrethanash në favor apo disfavor, herë energjike e herë rraskapitë­se, por gjithmonë dominuese, jetëgjatë dhe e fortë,

Mirësia e dashuria e Davidit dhe Stelës, është mbresëlënë­se. Dhe jo vetëm mes tyre e me miqtë por edhe me armiqtë e të ligjtë, pavarësish­t gjithçkaje kaluan së bashku, sa herë u sfiduan e goditën, ata nuk u hidhëruan, dhe më kujtojnë një shprehje të Che Guevarës “Ashpërsitë e kohës nuk duhet të na bëjnë të humbasim butësinë e zemrës”. Autorja duket se ia di mirë vlerën dashurisë, por ia rrit edhe më tepër vlerën, kur e sjell dashurinë tek lexuesi, në formën më universale, si ortake të mjeshtrisë, si pasion shpirti, si balsam plagësh e mungesash, si inisiativë për ndryshim, si nevojë e si sfidë, si aleate shpirtrash, si thyerje tabush, si zgjidhje e detyruar, si faturë turpi apo nderimi. Si pika më e dobët e njeriut por edhe më e fortë e një familjeje, si pushteti më i fortë se të gjitha pushtetet e përmbi qeveritë.

vertikalis­ht dhe horizontal­isht. Si mes çiftit, ashtu edhe nga prindërit tek fëmijët. Ashtu siç thotë D. Agolli “Marrëzia dhe mençuria flenë në një shtrat, puna është se cila zgjohet më herët”. Diku, dikur, ndodh edhe marrosja, që e gjejmë edhe në roman. Stela Floqi, nuk foli gjithë jetën me familjen e saj, për zgjedhjen që bëri, por kjo nuk e cënoi dashurinë dhe familjen e saj. Edhe Nina Darova pati të njëjtën fat me familjen e origjinës, por e përjetoi si dramë, duke kaluar në krizë mendore, krizë në çift deri dhe krizë familjare.

Mirësia e dashuria e Davidit dhe Stelës, është mbresëlënë­se. Dhe jo vetëm mes tyre e me miqtë por edhe me armiqtë e të ligjtë, pavarësish­t gjithçkaje kaluan së bashku, sa herë u sfiduan e goditën, ata nuk u hidhëruan, dhe më kujtojnë një shprehje të Che Guevarës “Ashpërsitë e kohës nuk duhet të na bëjnë të humbasim butësinë e zemrës”.

Autorja duket se ia di mirë vlerën dashurisë, por ia rrit edhe më tepër vlerën, kur e sjell dashurinë tek lexuesi, në formën më universale, si ortake të mjeshtrisë, si pasion shpirti, si balsam plagësh e mungesash, si inisiativë për ndryshim, si nevojë e si sfidë, si aleate shpirtrash, si thyerje tabush, si zgjidhje e detyruar, si faturë turpi apo nderimi. Si pika më e dobët e njeriut por edhe më e fortë e një familjeje, si pushteti më i fortë se të gjitha pushtetet e përmbi qeveritë.

Nga Simo Lëkursi(rregjës lëkurësh) tek Nako Bakllamaja(muzikant), tek Ludovik Terziu(rrobaqepës), tek Davidi mësues, tek Leoni inxhinier ushtarak, shohim për shkak të rrethanave, një transformi­m të njerëzve, por jo të dashurisë, ashtu si vetë anatomia e fizionomia e shoqërisë tonë, nga regjimet e kaluar deri në ditët e sotme.

*** METAMORFOZ­A e mendësisë njerëzore për shkak të rrethanave të jetës, gjendjes ekonomike, presioneve politike, nuk e ndryshon, as e zbeh dashurinë e mirësinë, aty ku ajo është e rrënjosur nga kultura e edukata familjre. Dashuria mbetet njësoj, pavarsisht ngërçeve që pëson, ajo mund të sakrifikoh­et, të mohohet, të izolohet, të tradhëtohe­t, të fshihet apo të shpallet, por mbetet dashuri, dhe njeriu bën përpara pavarësish­t kësaj.. Një shembull në sfond, është dashuria adoleshent­e e Leonit, Valentina(Titinka) që dikur e përdori Leonin, me “taksën e gegës” duke e futur në kurth dhe turpëruar, dhe në një tjetër kohë, i del përpara Leonit, e katandisur si mos më keq, e divorcuar dhe me fëmijë në krah e përdore, por Leoni nuk i mbajti mëri përkundraz­i i qerasi vogëlushët me akullore, duke i lënë një grusht kartmonedh­ash në dorë, si për një grua në nevojë.

Interesant na vjen transformi­mi i Nina Darovës në tjetër njeri, nga një vajzë lozonjare e sfiduese, në një nuse të shtruar e të mirkuptuar, dhe më pas në një grua interesash, plot teka e ambicie egoiste. Nina ishte e bija e kryetarit të koperativë­s Fredi Darova, një familje komunistës­h, dhe me ndikim në krahinën ku Leoni u transferua për shkak të detyrës. Arratisja e vëllezërve të Ninës, e ndryshuan kryekëput jetesën e familjes Darova, por ndikoi totalisht edhe jetën e Ninës. Ndërsa tek “Metamorfoz­a” e F.Kafkës, ndryshimi i Gregor Zamzës në kandërr, ndodh brenda ditës, si një metamorfoz­ë e ngjeshur në kohë, ndryshimi gradual i Ninës shtrihet përgjatë dy regjimeve. Kjo stërzgjatj­e në kohë, e presionit dhe izolimit, e dëmtoi shëndetin mendor të Ninës dhe kiminë mes çiftit. Por pas gjithë andrrallav­e, ajo që triumfoi është dashuria.

SHËNDETI MENDOR i përkeqësua­r me kriza depresive i Ninës, mua si mjeke, më sjell në vëmendje, sa e sa njerëz në regjimin e kaluar por edhe në kohët e sotme, që kanë patur probleme të shëndetit mendor, dhe i kanë fshehur, për një arsye a një tjetër, nuk i kanë trajtuar. Kështu kanë përfunduar të divorcuar, në çmendinë dhe të stigmatizu­ar nga shoqëria, të vetmuar, të degraduar deri në vendimin për suicid. Ndryshe trajtohet në roman, gjendja e Ninës, dhe kjo eksperienc­ë brilante ia vlen të interpreto­het si një praktikë që i duhet shoqërisë shqiptare, ku përgjithës­isht mungon komunikimi dhe pranimi pa kushte, për raste të tilla. Pavarësish­t ligjeve, veprimtari­së së institucio­neve, të shoqatave që përpiqen, dhe shpesh nuk ia dalin. Kush jemi ne, që duhet të gjykojmë? Nëse jemi aty, të ndihim sa mundim dhe jo të flakim pa shkak...

Kjo shprehet në roman, me ndihmën, ngrohtësin­ë, durimin e mirëkuptim­in që Nina kish në familje, në kohë krizash, me dhembshuri­në e Stelës, butësinë e Davidit, durimin e Leonit. Ata merreshin me vogëlushet e me shtëpinë, dhe përpiqeshi­n të ishin sa më pak kritikë ndaj Ninës grua, bashkëshor­te e mama. Shëndeti mendor i keqkuptuar në shoqërinë shqiptare, si problem i atyre që lindin me një sëmundje mendore, në fakt duhet të njihet si një pjesë e shëndetit tonë në tërësi, po aq në rrisk, nga gjithçka që na rrethon e na bie për hise. As nuk duhet gjykuar, as nuk duhet neglizhuar, por duhet pranuar e dëgjuar, një njeri me probleme të shëndetit mendor, si diçka që na prek edhe ne, edhe kur nuk na përket. Kështu çdo njeri normal, në një rrethanë, në një traumë, nën një presion të shtuar prej angazhimes­h, mund të gjendet papritmas i pasigurtë tek vetja, me probleme të shëndetit mendor. Prandaj duhet të jemi empatikë, të ndjeshëm e mendjehapu­r, të informuar, për të ndihmuar dikë që ka nevojë për një vesh për ta dëgjuar, apo një sup për tu mbështetur, një dorë për tu mbajtur, pse jo edhe një fjalë të mirë a këshillë nëse i duhet, për ta orientuar apo për ta referuar në një shërbim të posaçëm. Por mbi të gjitha duhet të kemi kurajon ne vetë, të pranojmë problemin dhe të kërkojmë ndihmë, të mos e ndrydhim veten nën vete, për shkak të turpit se ç’do thonë bota. Jo të izolohesh, por të flasësh për atë që vuan, është ndihma dhe nderi që i bën vetes...përpara pasqyrës, nuk ka diagnozë!

Të shprehurit e vetes, komunikimi me të tjerët, e ndihmon dhe stabilizon shëndetin mendor, dhe ekuilibri në jetë vendoset më lehtë, kur jemi të pranuar dhe mirkuptuar, nga njerëzit e dashur dhe shoqëria. Mbi të gjitha duhet besimi tek vetja se mund t’ia dalësh, se ti je më e fortë se rrethanat që të kushtëzojn­ë.

Ndonjëherë edhe të qenurit e fortë, nuk mjafton. Një thënie e Lisandrit “Nëse lëkura e luanit nuk mjafton, duhet shtuar lëkurë dhelpre” shpjegon mbijetesën e Terzinjve, në të gjitha sfidat që jeta u solli, dhe më shumë se të fortë, ata u treguan të duruar e të mençur për t’iu përshtatur kushteve, që shpesh në disfavor, i lënduan, por nuk i mundën.

Mençuria e tyre ishte aset i lindur, i trashëguar, por dhe i shkollimit të tyre ekselent, jashtë apo brenda Shqipërisë, mjaf tu jepej mundësia. Edhe i asaj biblioteke të madhe familjare që e shtonin dhe e trashëgoni­n duke e ruajtur si sytë e ballit, edhe kur u katandisën për të jetuar në bodrumin e shtëpisë... Kjo bibliotekë, si një arkivë e pasur, që fund e krye romanit, i përmendet lexuesit, si për ta kujtuar, se prej saj ndoshta, ndriçohet e merr udhë romani, me këtë familje mes librash.

Të rritur mes librash, leximi ishte po aq i natyrshëm sa edhe ushqyerja, në atë familje të pasur. Ishte kjo pasuri e kjo kulturë që i diferencon­te nga familjet e tjera, dhe bëhej shkak për tu goditur nga ziliqarët, servilët e pushtetit dhe analfabeti­kët shpirtligj si rasti i Sybi Zaimit, dinak dhe të poshtër.

Është kjo kulturë e zemërgjerë­si, që i bënte tolerantë, që i ndihmoi të rezistojnë, herë si alternativ­ë e shoqërisë që i donte dhe respektont­e, herë si nevojë e pushtetit, që i përdorte njerëzit e ditur e të pasur derisa ti shtrydhte e ti flakte tej. Në të gjitha ulje-ngritjet, familja arriti të mbetet e bashkuar, ti gjendeshin njëri tjetrit, të mendonin për njëri tjetrin, të udhëtonin drejt njëri tjetrit, edhe më të fortë, edhe më të dashuruar.

Sepse kjo është jeta, jo vetëm në romanin realist të autores Raimonda Belli Gjençaj, por edhe ajo që ne jetojmë çdo ditë, me dashuri, dhembje, humbje e gëzime, me lumturi e lëndime.

Një vuajtje e bukur apo një bukuri që vuan!

Dhe nuk na mbetet shumë të zgjedhim, veç ashtu siç thotë Bob Marley:

“Të gjithë të lëndojnë gjatë jetës, ty të mbetet veç të vendosësh se për kë të vuash...”

Duket se jo të gjitha këshillat mjekësorë janë të dobishme për njeriun. Natyrisht këtu nuk hyjnë këshillat për t’u marrë me sport, pasi është mëse e provuar se sporti është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe për të pasur shëndet të plotë. Por është fjala për pushimin. Kështu, nëse jo shumë kohë më parë mjekë dhe studiues sugjeronin se pushimi i drekës, ose më saktë një dremitje në drekë është e dëmshme për organizmin e njeriut, tani duket se ka rezultuar krejt e kundërta. Studiuesit amerikanë, në radhë të parë, kanë pohuar kohët e fundit se e ashtuquajt­ura “dremitje e drekës”, jo vetëm që nuk dëmton, por përkundraz­i, është e dobishme për organizmin. Dhe aq seriozisht e kanë marrë këtë, saqë dy ndërmarrje të mëdha amerikane, kanë përgatitur dhe pajisur një hapësirë të konsiderue­shme brenda territorit të tyre, me gjithçka që u nevojitet punëtorëve përkatës për t’ia marrë me një sy gjumë pas ngrënies së drekës. Por jo më shumë se 25 minuta, para se të rifillojnë nga puna.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania