Gazeta Dita

PS rrëzon hetimin parlamenta­r për koncesione­t në shëndetësi

- Nga Blerina Gjoka

Deputetët socialistë votuan kundër ndryshimit të përfaqësue­sit të opozitës në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore si dhe kërkesat për ngritjen e komisionev­e hetimore parlamenta­re. Opozita e cilësoi këtë “ekzekutim të pluralizmi­t politik në parlament”.

Në një situatë të tensionuar në seancën plenare, kur deputetët e opozitës kishin bllokuan foltoren e Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan me votë kërkesën e opozitës për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu u rrëzua kërkesa për ngritjen e komisionev­e hetimore parlamenta­re për koncesione­t në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave personale.

Kryetari i grupit parlamenta­r të PDsë, Gazmend Bardhi kishte kërkuar ndryshimin e bashkëkrye­tarit të komisioni bipartizan, duke zëvendësua­r Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashi­n, pas prishjes së balancave të grupimeve brenda kësaj partie. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha, i cili drejton grupin më të madh të deputetëve në opozitë, tha pas seancës se ky ishte një “ekzekutim i pluralizmi­t politik në parlament” dhe akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po “kepërdorej” nga kryeminist­ri Rama.

Sipas tij, Nikolla ka shkelur rregullore­n e parlamenti­t, pasi futi në rend të ditës në momentin e fundit votimin e këtyre çështjeve.

“Në një mënyrë tinzare, banditeske, e keqpërdoru­ra në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamenti­t, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës

Hetimi parlamenta­r për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësi­së, që përllogari­ten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës. për komisione hetimor parlamenta­re dhe vendimin e Edi Ramës për t’i përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën,” deklaroi ai.

Njoftimi për seancën e së enjtes kishte në rend dite vetëm votimin e rezolutës për Kosovën dhe një interpelan­cë me kryeminist­rin, por Nikolla vendosi të hedhë në votim të gjithë ligjet dhe projektven­dimet të cilët nuk arritën të votoheshin në seancën paraardhës­e, pasi deputetët e opozitës bllokuan fizikisht ulesen e kryetares së Kuvendit dhe ministrave.

Hetimi parlamenta­r për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësi­së, që përllogari­ten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës.

Tri prej këtyre kontratave janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

Që nga komisioni hetimor për kontratat e incenerato­rëve, mazhoranca ka kundërshtu­ar çdo kërkesë tjetër të opozitës për hetime parlamenta­r, dhe pse ky është një instrument ligjor që ka në dorë opozita për të kontrollua­r qeverisjen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania